Slideri Kryesor
Vlerësime të reja për ushtarët koreanoveriorë në Rusi
Hyrja në skenarin ukrainas e ushtarëve koreano-veriorë ka dhënë efektet e para. Nëse në ditët e para të tyre u qarkulluan shumë informacione diversioniste dhe proapagandistike ushtarësh që nuk dinë se çfarë bëjnë, tashmë kriteri i analizës ka ndryshuar.
Në prag të dhunës, Vuçiç: Garantoj me jetën time se nuk do të ketë një qeveri tranzitore apo ekspertësh
Aleksandër Vuçiç nuk i ka punët mirë. Kameleoni serb nuk po duket se është në gjendje të shtjejë në punë ndonjë diversion të ri përkundër një proteste që ka përmbytur çifligun e tij privat.
Stili dhe Mediumi te Filmi
BRICS nuk ka ndërmend të krijojë monedhë të re
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se vendet anëtare të BRICS nuk janë duke diskutuar për krijimin e një monedhe të përbashkët.
BRICS po diskuton për krijimin e platformave të reja të përbashkëta të investimit që do të lejojnë investime në vende të treta, te njëri-tjetri e kështu me radhë
ka thënë ai.
Referuar deklaratave të presidentit të ri të SHBA, për vendosjen e tarifave doganore ndaj vendeve të BRICS nëse këto nxjerrin dollarin në këmbimet e veta tregtare.
A po vdes Shqipëria?
Donald Trump ndërpreu fondet dhe tani SPAK iku. Kjo është teza e re që shtë hedhur në qarkullim nga politika. Nga Edi Rama dhe Sali Berisha, nga të gjithë ata që i kanë vënë kularin këtij vendi mes të cilëve edhe gazetarë që po bëjnë tashmë 30 vjet që zhvasin nga të gjitha drejtimet.
T’i vihemi edhe SPAK-ut sepse u ngrit ca si shumë!
Deklaratë nga Duma mbi "përpjekjen e Biden dhe Blinken për të vrarë Putin"
Kremlini ka gjetur një argument tjetër për të politizuar situatën ndërkombëtare në relacion me administratën e shkuar amerikane. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar kreun e Duma-s, Vyacheslav Volodin, të dërgojë një letër në Kongresin e SHBA dhe në OKB, përmes së cilës përcillet një deklaratë zyrtare e parlamentit rus rreth informacioneve të publikuara nga gazetari Tucker Carlson, sipas të cilit Joe Biden dhe Anthony Blinken, ish-president i SHBA dhe ish-Sekretar i Shtetit, janë përpjekur dhe kanë organizuar një tentativë vrasjeje ndaj
Marshim nga Beogradi në Novi Sad
Studentët serbë kanë përshkallëzuar në mënyrë simbolike protestën e tyre duke nisur një marshim nga Beogradi në Novi Sad. Udhëtimi zgjat 90 ditë dhe lidhur me këtë ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç ka deklaruar se do të merren masa për sigurinë e tyre.
Protestuesit nuk kanë hequr dorë nga protesta edhe pas dorëheqjes së kryeministrit Milos Vuçeviç duke kaluar në një kërkesë të re që synon Aleksander Vuçiç.
Studentët kanë bërë thirrje që marshimit të tyre t’i bashkohen edhe qytetarët.
Trump çliron fondet për projektet jashtë ShBA
Zyra e buxhetit e Presidentit Donald Trump të mërkurën anuloi një memo që ngrinte shpenzimet për grantet federale, më pak se dy ditë pasi vendimi shkaktoi konfuzion të gjerë dhe sfida ligjore në të gjithë vendin.
Mbetet ende e paqartë se çfarë ndikoi në përmbysjen e vendimit, megjithatë në dokumentin e ri thuhet: "Memorandumi i OMB M-25-13 është anuluar".
Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!
Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në Egjipt apo Jordani. Gjatë një fluturimi në Air Force One, presidenti i SHBA rikonfirmoi idenë e tij për deportimin e palestinezëve, një plan që shkon shumë larg çdo imgjinate.
Do të doja që ai(presidenti egjipitian Sisi) të merrte ca gazanë. Ne i kemi ndihmuar ata shumë dhe jam i sigurtë që ai do të na ndihmojë. Mendoj se edhe mbreti I Jordanisë do të bëjë
KE i akordon 3 mld euro Jordanisë për menaxhimin e fluksit të deportimeve
Komisioni Europian ka akorduar 3 miliardë euro për Jordaninë në kuadër të partneritetit për menaxhimin e fluksit të deportimeve të migrantëve.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka deklaruar në prani të Mbretit Abdullah II se ndihma “reflekton urgjencën dhe shkallën e sfidave me të cilat përballet Jordania në rajon”.