Slideri Kryesor

Gjykatësi i ri i Posaçëm

Postuar në 11 Shkurt, 2025 16:02

Kryeministri i Shqipërisë, një njeri i mandatuar për të drejtuar ekzekutivin e Shqipërisë ka deklaruar sot në një koment për BIRN se arrestimi i Erion Veliajt përbën një moment kur hetimi penal ka dalë jashtë shinave kushtetuese. 

Dosja hetimore ngjan me një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.

Askush nuk flet për drejtësi!

Postuar në 10 Shkurt, 2025 20:41

 

Si u reagua ndaj vendimit të SPAK për arrestimin e shtetasit Erio Veliaj? Ka rëndësi ky vëzhgim, për aq sa mund të bëhet, sepse zbërthen deri diku ambiguitetet e mëdha dhe të vogla të skenës publike. Sigurisht që do të duhej të pritej një ndjenjë triumfi tek opozita që siç u shpreh Belind Këlliçi ka organizuar 44 protesta para Bashkisë së Tiranës.

Deputeja Klotilda Bushka në hetim paraprak nga SPAK për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës"

Postuar në 10 Shkurt, 2025 16:54

Në kuadër të batërdisë Veliaj, SPAK njofton edhe se: 

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Postuar në 10 Shkurt, 2025 16:52

deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë: 

Akuza: Korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, deklarim i rremë, pengim i së vërtetës

Postuar në 10 Shkurt, 2025 16:36

Lidhur me arrestimin e Erion Veliajt dhe masën për persona të tjerë, SPAK ka publikuar njoftimin e mëposhtëm për akuzat: 

Detyrim paraqitje për Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha

Postuar në 10 Shkurt, 2025 15:04

Krahas z. Veliaj, në kuadër të së njëjtës dosje, është kërkuar detyrim paraqitje për: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha. 

Përditësim: Bazmataja i erdhi Live. Akomodohet te burgu 302

Postuar në 10 Shkurt, 2025 14:59

Zoti Veliaj ishte në komunikim live në një kopësht në Yzberisht kur i ka ardhur bazmataja. Burimet thonë se është dërguar në burgun 302, ndërkohë që bashkëshortja Ajola Xoxa ndodhet në arrest shtëpiak.

Video/Pa zë dhe me figurë/Arrestohet shtetasi Erion Veliaj

Postuar në 10 Shkurt, 2025 14:35

Sot shtetasi Erion Veliaj, me funksionin kryetar i Bashkisë së Tiranës, është arrestuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit pas një urdhër arresti të SPAK. Në momentin e arrestimit personi në fjalë kishte veshur një jelek të zi dhe atlete. I vrarë pak në fytyrë dhe serioz, ai nuk u ka bërë rezistencë kolegëve. 

Musk dhe Grenell: Do mbyllen Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë

Postuar në 09 Shkurt, 2025 21:41

Po, do mbyllim Radio Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës.

Kështu tha Elon Musk në përgjigje të një postimi në X i cili pretendon se dy radiot paguhen nga taksapaguesit amerikanë.

Po, le t’i mbyllim. Evropa është e lirë tani (për të mos përmendur burokracinë mbytëse). Askush nuk i dëgjon më.

Dhe ata janë vetëm ekstremistë të çmendur të majtë që flasin me njëri-tjetrin ndërsa djegin një miliardë dollarë në vit nga paratë e taksapaguesve amerikanë

Vojvodina do të jetë përgjithnjë Serbi

Postuar në 09 Shkurt, 2025 16:53

Vojvodina është dhe do të jetë Serbi. Kështu është shprehur në Instagram presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, që ka bërë të qartë se “deklarata popullore e Vojvodinës do të adoptohet më 15 shkurt në një takim në Sretenje”.

Ne nuk kemi një atdhe rezervë. Ta bëjmë të qartë këtë përballë atyre që duan ta shkatërrojnë vendin tonë

citon Vucic, agjencia “Tanjug”.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor