Slideri Kryesor

SHBA në kursin e një krize kushtetuese?

Postuar në 06 Shkurt, 2025 21:47

Eric Levitz i “Vox” shkruante dje në një shënim të vetin se përplasja kushtetuese mes administratës Trump dhe Kongresit do të konsumohet brenda verës së këtij viti. Teksa rendit shkeljet e mëdha të administratës aktuale thekson se “sulmi më i rëndë i Trump ndaj normave demokratike është uzurpimi prej tij i autoritetit të Kongresit mbi

Putin dhe Trump nuk mjaftojnë për Jaltën e Re

Postuar në 06 Shkurt, 2025 19:24

Në një shkrim të fundit, me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Jaltës, ideologu konservator rus, Alexander Dugin, shkruan mbi një opsion të një Jalte të Re siç e quan ai, që do të hidhte themelet e rendit të ri ndërkombëtar. Teksa vë në dukje se bota uniplare a pas Luftës së Ftohtë ka ardhur në fund, Dugin shton se Jalta e Re duhet të afirmojë multipolaritetin e botës, por sipas tij ky rend nuk mund të kurorëzohet vetëm nga një takim mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.

Kemi vetëm një rrugë: Ose një Shtet Demokratik Europian, ose nën "vasalitetin e lumtur" ndaj neofeudalëve të rinj

Postuar në 06 Shkurt, 2025 16:07

Presidenti italian Sergio Mattarella ka bërë thirrje nga universiteti i Marsejës ku u nderua me çmimin “Honoris Causa” që Europa të bashkohet, të marrë rolin e protagonistit në mbrojtje dhe evokimin e vlerave të veta për të mos lejuar atë që historia i ka vënë përpara.

Është ora për të vepruar. BE-ja duhet të zgjedhë mes një vasaliteti të lumtur dhe mbrojtjes së vlerave të lirisë dhe demokracië, duke u bërë protagonist i historisë. Duhet vendosur nëse do të na mbrojnë, apo të jemi protagonistë

Rusia paralajmëron tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Postuar në 06 Shkurt, 2025 13:19

Pas vendimit të Donald Trump, edhe Rusia po mendon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Agjencia ruse e lajmeve “Tass” citon zv.kryeatrin e Parlamentit rus, Duma, Poytr Tolstoy, që ka shprehur nevojën e një hetimi të aktiviteteve të OBSH-së në Rusi.

Ka ardhur koha për një hetim përfshirës rreth operacioneve të OBSh-së në Rusi. Gjatë periudhës së hetimit, anëtarësia e Rusisë duhet të paktën të pezullohet. Në finale, do të ishte mirë për ne që të tërhiqemi plotësisht

Protestuesit djegin shtëpinë e "Ismail Qemalit të Bangladeshit"(video)

Postuar në 06 Shkurt, 2025 12:33

Mijëra protestues në Bangladesh kanë djegur shtëpinë familjare të ish-kryeministres së rrëzuar Sheikh Hasina. Shtëpia në Dhaka i takon themeluesit të parë të vendit, babait të saj, Sheikh Mujibur Rahman. Protesta dhe aktet nisën pas një fjalimi të Hasinas në mediat sociale përmes të cilit ajo u bënte thirrje mbështetësve të vet për t’i rezistuar qeverisë së përkohshme. Ajo e mbajti fjalimin nga India ku ndodhet në azil.

BE: Do vazhdojmë mbështetjen për SPAK

Postuar në 06 Shkurt, 2025 12:01

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë garanton mbështetjen e BE-së për SPAK përmes programeve të saj.

Pak ditë më parë, Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgoi një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, përmes së cilës njoftohej ndërprerja me efekt të menjëhershëm e fondeve, deri në një rishikim të dytë pas 90 ditësh, pas Urdhrit Ekzekutiv të presidentit Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja. Kjo ngrirje e fondeve mes institucioneve të tjera prek edhe SPAK-un. 

Europiani i Shqipërisë dhe Serbisë, Revolta që s’duhet të eklipsojë një mision!

Postuar në 05 Shkurt, 2025 17:00

 

Ca fjalë përpara se të nisni vulgun e baltën mbi mua për shkak se ndoshta nuk mendoj si ju, por në princip të gjithë bashkë ndajmë të njëjtin mendim!  

Një plan që kërcënon Izraelin dhe sigurinë e tij

Postuar në 05 Shkurt, 2025 15:05

Donald Trump ka dalë nga takimi me kryeministrin izraelit me habere planetare. Ai ka deklaruar se SHBA do marrë Gazën dhe se palestinezët do duhet të ikin në Egjipt dhe Jordani. Më tej presidenti amerikan ka shtuar se do ta bëjë Gazën një rivierë të re në Mesdhe. Sigurisht që pala palestienze e ka kundërshtuar idenë, por tashmë është vënë në dukje edhe në mediat e Izraelit, se as kryeministri Netanyahu, nuk di si të reagojë. Në qëndrimin e vet përkrah Trump, ai foli si nëpër zë duke thënë se “plani padyshim ndryshon historinë e rajonit” dhe do eksploruar.

Trump i kthehet CIA-s, ofertë të gjithë personelit: Tetë muaj rroga dhe bonuse nëse lini punën!

Postuar në 05 Shkurt, 2025 14:29

Administrata e Donald Trump duket se ka ndërmend të riformatojë të gjitha agjencitë federale në një përpjekje që duket kolosale për nga pasojat në fundin e vet. Nuk është vetëm Elon Musk në veprim që ka krijuar tensione me mënyrën sesi ndërhyri ndaj USAID.

Kësaj radhe mediat raportojnë se Shërbimi i Inteligjencës, CIA, ka shpërndarë në të gjithë personelin e vet një ofertë financiare që u mundëson atyre tetë muaj pagesa dhe benefite në këmbim të lënies së punës.

Themi Neveria, nënkuptojmë Qeveria!

Postuar në 04 Shkurt, 2025 20:04

Shkruan gazeta online "Tema":

Në Elbasan nuk ka ndodhur asnjë vrasje përgjatë vitit 2024. Kjo u bë e ditur nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili mori pjesë në analizën vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë.

Sipas tij, ky rezultat nuk ishte shënuar në këtë qark që nga viti 1989

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor