Fico paralajmëron Ukrainën për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike

Sllovakia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike të Ukrainës duke nisur që nga 23 shkurti, nëse Kievi zyrtar nuk përmbush detyrimin për tranzitin e naftës përmes sistemit Druzhba. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri sllovak, Robert Fico që ka nënkuptuar se vendimi shkon ndesh politikave të BE-së.
Sllovakia është një vend krenar dhe sovran dhe unë jam një sllovak sovran dhe krenar. Nëse furnizmi me naftë i Sllovakisë nuk përmbushet deri të hënën, do të kërkoj ndalimin e furnizimit me energji elektrike të Ukrainës. Nëse perëndimi nuk kundërshton sabotimin e gazjellësitNord Stream, Sllovakia i sheh marrëdhëniet me Ukrainën si një bilete më një drejtim në përfitim vetëm të UKrainës
ka shkruar ai në Facebook.
Fico ka vënë në dujkje se stabilizimi i sistemit energjetik ukrainas në vitin janar 2026 kërkoi dyfishin e sasisë së energjisë për mbarë vitin 2025, ndërkohë që sipas tij, ndërprerja e furnizimit me gaz i ka shkaktuar Sllovakisë një dëm prej 500 milionë eurosh.

Add new comment