Slideri Kryesor
Tregu bllokon përpjekjet për prodhimin e antibiotikëve të rinj
“Politico” shkruan sot për një problem serioz strukturor që prek shëndetin global. Rezistenca ndaj antibiotikëve si një çështje e adresuar në nivelet më të larta, nuk po arrin të gjejë zgjidhje praktike për aspekte të funksionimit të tregut. Që do të thotë se ndonëse ka kompani të vogla që sugjerojnë dhe kanë konfirmuar zgjidhje të reja për zëvendësimin e antibiotokëve që tashmë janë të padobishëm, ato nuk arrijnë të hyjën në treg dhe të marketohen. Media në fjalë flet për një “mur indiference nga investitorët dhe një mungesë ndihme nga qeveria”.
Trump lë të kuptohet se do rihyjë në OBSh
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar gjatë një takimi në Las Vegas se do të rikonsiderojë daljen e vendit nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Ndoshta duhet ta konsiderojmë sërish. Ndoshta ta pastrojmë pak. Nuk e di
citohet ai.
Anti-federalistët dhe roli i tyre në hartimin e Kushtetutës së SHBA
Kushtetuta amerikane, e miratuar para më se 235 vitesh, është një nga dokumentet themeltare më të mirënjohura të botës e njëkohësisht më e vjetra ende në veprim. Ajo ka gëzuar vazhdimisht një respekt të thellë anembanë vendit, duke qenë, së bashku me flamurin, një simbol e mishërim i fuqishëm i përkatësisë kombëtare, sidomos me qendrueshmërinë e saj. Ajo ka frymëzuar gjithashtu edhe një sërë kushtetutash të tjera në të gjitha kontinentet.
Kushtetuesja: Sekuestroja mbi bazën e Sarandës, në përputhje me interesin publik
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin me të cilin hedh poshtë kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda” për të hequr sekuestron mbi bazën detare të portit të Limionit në Sarandë. Vendimi i marrë në nëtor të vitit të kaluar dhe është shpallur një muaj më pas. Gjykata ka vendosur që porti i Limionit të vijojë të mbetet nën sekuestro deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK.
"Duty free" Bektashi!
Ka thënë sot kryeministri Edi Rama në një aktivitet me rastin e 95 vjetorit të vendosjes së selisë qendrore të Bektashizmit në Tiranë:
Ndërron jetë Anastas Janullatos
Ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare, Kryepeshkoi i Kishës Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos. I fronëzuar në vitin 1991, Janullatos përfaqëson një etapë të rëndësishme për Kishën Orthodhokse në tërësi, në plan ekumenik dhe për orthodhoksinë shqiptare në veçanti.
Ai është padyshim një rindërtues i Kishës, në aspektin material dhe didaktik të saj, një rigjallërues i kulturës teologjike mes shqiptarëve të anestezuar që nga viti 1967 nga e drejta për t’u lutur.
Europol godet rrjetin e trafikimit të kokainës në Spanjë. Pjesë edhe diaspora shqiptare e Dubait
Garda Civile Spanjolle e mbështetur nga Europol, ka çmontuar një rrjet të gjerë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. Në total janë sekuestruar 7,2 tonë kokainë dhe 6 milionë euro, në një hetim të shtrirë në disa shtete si Bullgari, Kolumbi, Kosta Rika dhe Panama.
Shpresa te Trump për asgjësimin e SPAK-ut
Një nga urdhrat ekzekutivë të firmosur nga presidenti Trump është pezullimi i menjëhershëm i të gjitha fondeve dhe projekteve të SHBA-ve në vende të tjera të botës.
Këtu përfshihet asistenca teknike që është dhënë për SPAK, për reformën në drejtësi në Shqipëri, për BKH, të gjitha projektet e USAID-it, të gjitha projektet e Ambasadës Amerikane
Kështu është shprehur Edi Harxhi, berishiane e të gjitha orëve në një intervistë për një televizion.
Protesta në Sllovaki. Fico flet për grusht shteti dhe nuk përjashton daljen nga BE
Mjaftoi një vizitë në Moskë dhe një ankesë për ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Ukraina që në Sllovaki të përcillen lajmet për protesta.
Skenari është tashmë sipas manuali: mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Robert Fico, protesta dhe Fico që akuzkn se çdo gjë është orkestruar nga jashtë. Serbia 2.0.
Prova juridike e kombësisë: Nuk jam minoritar, pra jam Shqiptar!
Siç kemi shkruar edhe këtu në ResPublica, më datën 26 dhjetor, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që mundëson regjistrimin e shtetasve shqiptarë që u përkasin pakicave kombëtare. Tani ky nuk është problem në vetvete, por vjen e bëhet i tillë sepse evidentimi i kombësisë u mohohet shqiptarëve.