Slideri Kryesor
Dieta mesdhetare është gënjeshtër
Është dieta më e famshme në botë.
Mund të jetë edhe më e keqkuptuara, mendoj, teksa rrotulloj pirunin në pjatën me spageti nero di seppia, shijoj një gotë verë të kuqe Lamezia dhe hedh vaj ulliri mbi qoftet nduja kalabreze. E kaltra e ujërave pak më poshtë thyhet nga gjelbërimi i borzilokut të Siçilisë dhe Ishujve Eolianë. Përtypem shpejt që shoku im i tavolinës të vijojë të më tregojë historinë.
Palestinezët mund ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite, ka plot tokë andej!
Pas vizitës në SHBA, kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka dalë me një qëndrim të vetin përmes të cilit ka deklaruar se TelAvivi nuk është më për krijimin e një shteti palestinez. Pra për zgjidhjen e dy shteteve. Në një intervistë për Channel 14 në Izrael, Netanyahu ka deklaruar se paqja mes Izraelit dhe Arabisë Saudite do të ndodhë shumë shpejt dhe se sauditët mund të japin një pjesë toke për një shtet palestinez.
Populizmi do fitojë në Kosovë sa herë do imponohen marrëveshje poshtëruese me Serbinë
Në një opinion të publikuar në median publike gjermane, "Deutsche Welle", studiuesi i Institutit Leibniz për Studiemet e Europës Lindore dhe Juglindore, Konrad Clewing, bën një vëzhgim mbi përdorimin e simboleve dhe ikonografisë politike të partive në Kosovë në prag të zgjedhjeve paralamentare të 9 shkurtit. Du
Trump po instalon fashizmin. Rezistencë tani, ose më vonë do të kemi kosto të mëdha!
Grupi i njohur si "Anonymous" ka dalë me një paralajmërim së fundmi, duke cilësuar se administrata e re e Donald Trump po vepron me shpejtësi në periudhën tranzitore për instalimin e fashizmit. Sipas një videomesazhi të shpërndarë në rrjetin X, nuk flitet më për kundështim dhe opozitës, por për Rezistencë dhe luftë ekonomike ndaj më të varfërve të SHBA.
Grupi vë në dukje se besimi te SHBA po rivlerësohet në shkallë globale dhe se tani është momenti që populli amerikan të veprojë, pa i lënë kohë administratës të konsolidojë pozitat.
Video/Musk e quan sot organizatë kriminale, por ka marrë miliona nga USAID për Starlink
Ndërkohë që gjykatat janë stacioni i fundit kushtetues amerikan për të drenuar urdhërat ekzekutivë të Donald Trump, në Kongres më shqetësues është bërë Elon Musk. Senatori demokrat Peter Welch ka deklaruar se nëse sot Musk e quan USAID-n si organizatë kriminale, ai më parë ka marrë para nga organizata ër kompaninë e tij Starlink dhe operacionet e saj në Ukrainë.
Kalvari i im për "rifitimin e shtetësisë shqiptare“
Fjala e deputetit të PD z. Oerd Bylykbashi në debatin parlamentar të disa ditëve më parë mbi pjesëmarrjen në zgjedhje të bashkëatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në Gjermani ose Austri më bëri që sot të ulem dhe të sjell një tablo mbi eksperiencën time në përballjen me një mur të betontë ligjor, njëkohësisht dhe të pakuptimtë, të sajuar dhe aprovuar me një miopi të theksuar si politike ashtu dhe sociale në parlamentin shqiptar.
Shteti Bektashi do na forcojë identitetin kombëtar!?
Ka dalë me një shkrim të vetin për idenë e shtetit bektashi, historian Marenglen Kasmi. Për ta thënë menjëherë: z. Kasmi është pro idesë së shtetit bektashi. Nëse nuk do të ishte pro, nuk do shkruante fare, pasi siç e dimë, ata që janë kundër, ulin kokën dhe kthejnë sytë nga ana tjetër. Megjithatë pa hyrë në motivet e këtij shkrimi, ia vlen sadopak të shohim "argumentet" pro idesë së shtetit të ri të Baba Mondit.
Çfarë do të thotë të jesh francez?
Donald Trump është tashmë edhe një kurth i madh për Perëndimin. Rendja pas “ideve” të tija për sa i përket identitetit dhe ruajtjes së tij ka shpërthyer një debat edhe në një vend si Franca. Ministri i Drejtësisë në këtë vend, Gerald Darmain ka shtruar çështjen e ndryshimit të Kushtetutës për t’i dhënë fund marrjes së nënshtetësisë përmes së drejtës së lindjes, ose ius soli. Rreth këtij propozimi, kryeministri në detyrë, François Bayrou ka shkuar më tej: ai ka hapur debatin me pyetjen se çfarë do të thotë të jesh francez.
Karen Pierce emërohet e Dërguara e Britanisë për Ballkanin Perëndimor
Britania e Madhe ka emëruar Karen Pierce si të dërguarën e re për Ballkanin Perëndimor, duke zëvendësuar Stuart Peach. Ajo ishte ambasadore e Britanisë në SHBA gjatë presidencës Trump dhe Biden. Gjithashtu ishte përfaqësuese e përhershme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - gruaja e parë që u emërua në të dyja pozicionet.
Serbia është në gjendje të padeklaruar emergjence. Zgjedhjet pa konsensus social, nuk janë zgjidhje
Raporteri për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picula ka deklaruar se Serbia është në një gjendje të padeklaruar të emergjencës. Sipas tij presidenti Aleksander Vuçiç nuk ka gjetur dot një rrugë për të adresuar pakënaqësinë e protestuesve.