Rikthimi i Tony Blair/ Dokumentari që rihap debatet mbi pushtetin, Irakun dhe trashëgiminë politike

Postuar në 21 Shkurt, 2026 20:06

Dokumentari me tre pjesë The Tony Blair Story, i transmetuar nga Channel 4, ka rikthyer në qendër të debatit publik figurën e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. Seriali është një analizë e detajuar e periudhës së tij në pushtet, duke përfshirë suksese si procesi i paqes në Irlandën e Veriut, por edhe vendime të diskutueshme, veçanërisht përfshirjen e Britanisë në luftën në Irak.

Në një nga momentet që ëshët komentuar më shumë, Blair shprehet se “je gjithmonë politikan”, çka nxjerr në pah vështirësinë për t’u shkëputur nga identiteti politik edhe pas largimit nga detyra.

Dokumentari, i realizuar nga gazetari Michael Waldman, përfshin intervista me figura të njohura politike dhe publike. Kritikë si Jeremy Corbyn e cilësojnë Blair-in si një lider që ra pre e një qasjeje “mesianike”, sidomos në raport me Irakun, ndërsa ish-presidenti amerikan Bill Clinton shfaqet i kujdesshëm kur flet për zgjedhjet e mikut të tij të vjetër në atë periudhë. Seriali rikthen debatet e vjetra mbi marrëdhënien e Britanisë me SHBA-në dhe rolin e saj në arenën ndërkombëtare.

Përveç aspektit politik, vëmendje i kushtohet edhe jetës familjare të Blair-it. Bashkëshortja e tij, Cherie Blair, shfaqet si një zë i drejtpërdrejtë dhe me ndikim, ndërsa trajtohet edhe rivaliteti i hershëm me Gordon Brown. Dokumentari hedh dritë gjithashtu mbi angazhimin aktual të Blair-it në krye të Tony Blair Institute for Global Change, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i tij politik vazhdon edhe sot.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.