Rusia: Pa sqarimin e çështjes së zgjerimit të NATO-s, nuk ka zgjidhje në Ukrainë
Rusia ka paralajmëruar se rregullimi i çështjes së konfliktit në Ukrainë do të kushtëzohet me sqarimin në aspekt ndërkombëtar të zgjerimit të NATO-s. Në përgjigje të akuzave të presidentit ukrainas, Zelenskiy se Rusia ka shkelur Memorandumin e Budapestit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova sqaroi se:
Heqja dorë prej Ukrainës e statusit të saj të 1990-s si neutral dhe e paangazhuar, që ishte edhe një nga shtyllat e njohjes ndërkombëtare të saj, përfaqëson një shkelje të Memorandumit të vitit 1994 të Budapestit. Zgjerimi i pakontrolluar I NATO-s, drejt kufinjve tanë, përfshi Ukrainën, është një ndër shkaqet themelore të konfliktit aktual. Deri sa kjo çështje të adresohet, zgjidhja është e pamundur. Rusia do të ndjekë objektivat e vet me të gjitha mjetet, ushtarake dhe politike. Ne kemi propozuar disa opsione
Sipas saj, Memorandumi i Budapestit, e detyronte Ukrainën të tranferonte arsenalin bërthamor të kohës sovjetike në Rusi, të bëhej një shtet jobërthamor nën garancitë e Rusisë, SHBA dhe Britanisë.

Add new comment