Blloku Ekonomi
800 000 shtëpi bosh në Greqi
Ministria greke e Kohezionit Social dhe Familjes raporton se në vend janë 800 mijë shtëpi bosh, një shifër që përfaqëson 12% të të gjithë stokut të banesave në Greqi.
Të dhënat i ka përcjellë në fakt drejtoresha Mando Zisopoulou sipas të cilës numri në fjalë mund të shërbejë për të amortizuar krizën e strehimit në vend. Sipas saj banesat që rrinë bosh nuk janë në zona presioni social por në Egjeun juglindor apo në ishujt Jonianë.
Shqipëria është në krizë demografike
Arjan Gjonça, profesor i demografisë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se rënia e lindshmërisë në Shqipëri është diçka e pritshme dhe e ngjashme me atë të Greqisë, Italisë dhe Spanjës. Duke vijuar Gjonça tha se shkaqet kryesore janë zgjedhja e çifteve për të mos bërë fëmijëve dhe emigracioni. Sipas Gjonçajt kjo mund të cilësohet si një krizë demgrafike.
Kroacia prezanton Projektin Pantheon: 50 mld$ për qendër të dhënash për Inteligjencën Artificiale
Në Kroaci është prezantuar së fundmi Projekti Pantheon. Në kuadër të Iniciativës së Tre Deteve në Forumin e Dubrovnikut mbajtur këtë të martë projekti ka zënë vend kryesor nisur nga shifra 50 miliardë dollarë e tij.
Ai konsiston në ndërtimin e një qendre të dhënash me kapacitet 1GË në Topusko duke nisur nga viti 2029.
Kryeministri pranon se 30% e ekonomisë është informale
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, kryeministri Edi Rama, ka pranuar shifrën e raportuar të informalitetit në ekonominë shqiptare në kuotën 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. I pyetur mbi këtë çështje dhe shifrën në fjalë të referuar nga Komisioni Europian.
Midhja e Butrintit drejt zhdukjes: nga 8 mijë tonë në vit para ’90-s, në vetëm 30 tonë në 2025
Midhja e Butrintit që dikur eksportohej në shtete të tjera të botës, sipas Ministrisë së Bujqësisë aktualisht është drejt zhdukjes. Nëse para viteve '90, në Butrint prodhoheshin 8 mijë ton midhje në vit, në vitin 2025 u prodhuan vetëm 30 ton.
Video: Çmimi i naftës në Shqipëri, më i larti në rajon. Diktohet nga karteli i operatorëve
Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur se çmimi i naftës në tregun shqiptar është më i larti në rajon. Braçe ka vënë në dukje se ky çmim është më i lartë neto, pra barrën fiskale. Një mesazh që shkon drejt operatorëve dhe Bordit të Transparencës.
Qeveria greke prezanton masa lehtësuese në përballje të krizës së çmimeve të naftës
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar një paketë masah lehtësuese përkundër krizës që po gjenerohet nga kriza në Gjirin Persik. Me një buxhet prej 300 milionë eurosh, paketa parashikon subvencionim për familjet me të ardhura të ulëta për çmimin e karburantit, mallrave të shportës, fertilizuesve dhe biletave të trenit. Po kështu paketa parashikon mbështetje shtesë për familjet dhe fëmijët.
Kriza e Hormuzit dikton linja të reja logjisitike të energjisë në mbarë botën
25 ditë luftë kanë mjaftuar që shtetet të rishikojnë sigurinë e tyre të furnizimit me energji. Ministri rus i Energjetikës, Sergey Tsivilyov ka deklaruar se bllokimi i Ngushticës së Hormuzit ka diktuar rishikimin e linjave të furnizimit dhe eksportit duke përcaktuar kështu ndryshime në politikat energjetike. Sipas tij, e gjithë bota duhet të rikonsiderojë zinxhirin logjisitik të energjisë dhe të vlerësojë ndryshe rrezikun.
Impiantet e goditura në konfliktin e Iranit dhe ngushticat kryesore të kalimit të naftës
Lufta në Iran ka nxjerrë në pah më shumë se më parë aspektin ekonomik që është tipari më i globalizuar i saj. Për këtë arsye merr rëndësi Ngushtica e Hormuzit dhe ngushticat e tjera që gëzojnë statusin e kalimit të lirë ujor. Kërkesa ditore për naftë në botë shkon në 100-105 milionë barrela dhe 80% e saj qarkullon në rrugë detare. Më poshtë disa të dhëna nga konflikti i fundit.
Objektet e goditura nga konflikti:
Rafineri nafte:
Ruvais, Emiratet e Bashkuara Arabe
Çmimi i naftës rritet në mënyrë spekullative. Importuesit propozojnë amendim ligjor, ministri i pafuqishëm
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, ka paraljmëruar sot kompanitë e tregëtimit të karburantit që të mos luajnë me çmimin në treg pasi Bordi i Transparencës mund të ngrihet së shpejti. Ministri ka vënë në dukje se importi në Shqipëri nuk preket nga Ngushtica e Hormuzit pasi 90% e tij vjen nga rrugë të tjera detare.
Ndërkohë Shoqata e Hidrokarbureve ka kërkuar me anë të një amendamenti heqjen e taskës së qarkullimit dhe transferimin e saj në tarifë fikse të mjetet, kurse opozita propozon uljen e taskës së qarkullimit.
Pra: kostot nuk janë shtuar.
