Blloku Ekonomi
Schmidt: Jo pezullim, por rregullim për Inteligjencën Artificiale
Në një intervistë për "The Economist", Eric Schmidt, ish-drejtues i Google dhe Alphabet, ka dalë kundër pezullimit apo uljes së ritmit të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale. Sipas tij, kjo është masë e paverifikueshme, anti-incentivuese, ndërkohë që do të duhej rregullimi. Schmidt ka folur për dy qasje: amerikane dhe kineze, që sipas tij do të duhet të dakordësohen sidomos për shmangien e surprizave që do të çonin në krizë bërthamore
Ideja e uljes së ritmit të zhvillimit të IA, u propozua së fundmi nga një prej drejtuesve të Anthropic, Dario Amodei.
Vera 2026 i kushton Europës 180 miliardë euro
Vera e nxehtë e këtij viti mendohet se do t’i kushtojë Europës 180 miliardë euro këtë vit. Shifra është e barabartë me 1% të PBB-së, që përputhet me të gjithë rritjen ekonomike të parashikuar për vitin 2026 në bllok.
Si pasojë e kushteve të reja, ose evidentimit të tyre si të tilla, një kosto direkte gjenerohet në produktivitetin e punës që mund të sjellë një rënie të prodhimit bujqësor me 3-7%.
Franca dhe Gjermania, drejt një pakti për makinat “Made in Europe”
Franca dhe Gjermania po bashkojnë përpjekjet për të gjallëruar industrinë e makinave “Made in Europe”. Liderët e dy ekonomive më të mëdha të BE-së synojnë të arrijnë një marrëveshje të madhe që, sipas tyre, do të forcojë mbrojtjen industriale të Evropës dhe do të ringjallë industrinë automobilistike të Bllokut - përparësi kyçe për të dy vendet.
Anulohet procedura për hekurudhën Hani i Hotit-Rinas
Procedura e tenderimit për ndërtimin e hekurudhës Hani i Hotit-Rinas është anuluar, pavarësisht se kishte avancuar deri në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së operatorit fitues. Lajmi është konfirmuar nga drejtori Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, pas interesimit të televizionit MCN TV lidhur me ecurinë e projektit.
Porti i Barit mund të bëhet pjesë e Korridorit të Mesëm që lidh Azinë me Evropën
Porti i Barit në Mal të Zi mund të shndërrohet në një nyje të rëndësishme të Korridorit të Mesëm të transportit (TITR), që lidh Azinë Qendrore me Evropën, pas diskutimeve të zhvilluara gjatë vizitës së presidentit malazez, Jakov Milatović, në Kazakistan.
Gjatë takimeve me autoritetet kazake, palët diskutuan mundësinë e integrimit të Portit të Barit në Rrugën Ndërkombëtare të Transportit Trans-Kaspik (TITR), një korridor strategjik që po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi si lidhje tregtare mes Azisë dhe Evropës.
Një bankë për të pastruar paratë e drogës në Itali, mes klientëve edhe bandat shqiptare
Tre organizata kriminale, njëra prej të cilave shqiptare, kanë qarkulluar para përmes një banke të paligjshme, të zbuluar së fundmi në Prato, Itali. Banka kishte një xhiro vjetore mes 80-100 milionë euro në vit dhe përdorte sistemin e pagjurmueshëm havala, i njohur ndryshe edhe si chop-chop.
Përmes saj kanë qarkulluar paratë e trafikut të drogës brenda dhe jashtë Italisë si dhe ato të emigracionit të paligjshëm.
131.4 - kursi i këmbimit të euros në Republikën e Kastratit
Një kronikë e para disa ditëve në MCN Tv, evidenton se tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës dhënë me koncension një kompanie nën pronësinë e Shefqet Kastratit, është 5 euro dhe në lekë konvertohet 660 lekë.
Kursi i këmbimit që aplikohet aktualisht është 131.4 i nisur që nga 28 marsi 2018 dhe mbetet i pandryshuar. Klauzolat e kontratës parashikojën rishikim të kursit. Është e habitshme sesi në një segment të territorit të Republikës aplikohet kurs këmbimi unik, i ndryshëm nga ai zyrtar që publikohet nga Banka e Shqipërisë.
Europa lëviz drejt prishjes së digave të lumenjve. 150 000 të vjetëruara në mbarë kontinentin
Me zhvillimin e krizës iraniane, Shqipëria hyri në sferën e lajmeve me një fakt që lidhet me energjinë: çmimi i energjisë mbeti i pandryshuar për shkak se në vendin tonë, ajo gjenerohet kryesisht nga hidrocentralet. Kështu një burim i zhvilluar dekada më parë, ka rimarrë vlerë të shtuar në kontekstin e një krize globale. Energjia e prodhuar nga uji ofron një lloj sovraniteti të ri në botën e sotme. Por edhe kjo ka kosto.
Grupimi E6 povokon unitetin e Bashkimit Europian
Ministri qipriot i Financave, Makis Keravnos, ka paralajmëruar se vendimi i gjashtë anëtarëve të Bashkimit Europian për të krijuar një politikë fiinanciare për të rivalizuar Wall Street, mund të provokojë unitetin e bllokut. Sipas tij, krijimi i E6, ose grupi i gjashtë ekonomive më të mëdha, përfaqëson “një strukturë të shkëputur” e cila shkon ndesh perceptimit aktual se fragmentarizimi duhet të ndalet.
Europa po largon kompanitë e Inteligjencës Artificiale
515 miliardë euro kapitalizim dhe 44 mijë të punësuar, AMSL, është kompania kryesore europiane teknologjike që vepron në sektorin e çipeve. Por për drejtuesin e saj, Christophe Fouquet, Bashkimi Europian po gabon sa I takon Inteligjencës Artificiale. Treguesit tregtarë janë më të qartët: 99% e shitjeve të kompanisë vjen nga jashtë BE-së, ndërkohë që ky i fundit po mendon për rregullore që shihen si pengesa në një zhvillim që është radikal. Sipas tij, Akti për IA-në i BE-së, është një qasje e gabuar që sugjeron rregulla përpara sesa kompanitë të kenë gjeneruar produktet e veta.
