Europa lëviz drejt prishjes së digave të lumenjve. 150 000 të vjetëruara në mbarë kontinentin

Postuar në 28 Maj, 2026 14:39

Me zhvillimin e krizës iraniane, Shqipëria hyri në sferën e lajmeve me një fakt që lidhet me energjinë: çmimi i energjisë mbeti i pandryshuar për shkak se në vendin tonë, ajo gjenerohet kryesisht nga hidrocentralet. Kështu një burim i zhvilluar dekada më parë, ka rimarrë vlerë të shtuar në kontekstin e një krize globale. Energjia e prodhuar nga uji ofron një lloj sovraniteti të ri në botën e sotme. Por edhe kjo ka kosto.

Uji dhe klima po zëvendësojnë paradigmën energjetike në Europë ku alarmi për të dy të parat është intensifikuar për shkak se të gjitha modelet e simulimit klimaterik ngjajsë se po materializohen. Për këtë arsye, duke nisur që nga viti 2024, Bashkimi Europian miratoi Rregulloren e Rikthimit Natyror që synon të rregullojë shkatërrimet e ekosistemit që provokojnë digat e lumenjve në mënyrë që menaxhimi i lumenjve të marrë një aspekt rajonal dhe të përgjithshëm.

Sipas mediave kryesore që nga viti 2024 e deri më sot janë asgjësuar 1100 pengesa ujrore nga lumenjtë me Islandën dhe Maqedoninë e Veriut që vepruan të parat.

Ky është një moment unik në histori

shprehet Carlos Garcia de Leaniz, ekolog lumenjsh në Universitetin e Vigo.

Çështja është sa klimaterike aq edhe historike. Europa u kristalizua përmes lidhjes së lumenjve, mbi to ndërtoheshin ura që krijuan edhe gjeopolitikën e saj. Por revolucioni industrial prodhoi një tjetër infrastrukturë duke krijuar për paradoks një ndjesi nacionale, lokale për burimet. Aktualisht në Europë janë 1.2 milionë diga dhe pengesa të tjera lumore nga të cilat 150 000 janë të vjetra dhe pa vlerë efektive.

Kundërshtia ndaj digave nisi në vitet ’80 dhe ishte Franca që në fund të vieve ’90 prishi tri diga të mëdha hidrocentralesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.