Europa po largon kompanitë e Inteligjencës Artificiale
515 miliardë euro kapitalizim dhe 44 mijë të punësuar, AMSL, është kompania kryesore europiane teknologjike që vepron në sektorin e çipeve. Por për drejtuesin e saj, Christophe Fouquet, Bashkimi Europian po gabon sa I takon Inteligjencës Artificiale. Treguesit tregtarë janë më të qartët: 99% e shitjeve të kompanisë vjen nga jashtë BE-së, ndërkohë që ky i fundit po mendon për rregullore që shihen si pengesa në një zhvillim që është radikal. Sipas tij, Akti për IA-në i BE-së, është një qasje e gabuar që sugjeron rregulla përpara sesa kompanitë të kenë gjeneruar produktet e veta.
Ne nuk kemi nisur të vrapojmë, nuk kemi nisur as të ecim dhe kemi qysh tani përballë të gjitha pengesat që sigurojnë të mos hedhim as hapin e parë
thotë ai.
Fouquet ka tërhequr vëmendjen në faktin se sektori do të zhvillohet gjetiu nëse BE-ja nuk pranon të akomodojë veten në botën e re.
Qëndrimi i tij është intereant edhe për faktin se ai përkon në thelb me atë të kreut të Amazon, Jeff Bezos, që në një intervistë për CNBC, duke komentuar pyetjen pse ishte pro Trump, u përgjigj se ai është pro Amerikës. Është shumë paradoksale të shohësh sesi njerëz që kanë krijuar pasuri dhe krijojnë ekonomi duke qenë njësi ndërkombëtare, madje globale, flasin për një lloj nacionalizmi të ri teknologjik. Shenjë se teknologjia dhe iA nuk e ka krijuar ende kulturën e vet.

Add new comment