Blloku Ekonomi
Ku i çon paratë e buxhetit ky?
Për tetë muajt e parë të këtij viti, Bashkia Tiranë ka arkëtuar vetëm nga taksa e ndërtimit një shifër rekord prej 93 milionë €. Kjo për anëtarin e Këshillit Bashkiak, dok.Ilir Alimehmeti, i ftuar në “MCN Economy”, përkthehet me faktin se taksat i shtojnë dhe i marrin, teksa investime dhe shërbime për qytetarët e bizneset e kryeqytetit, nuk ka.
Ballkani Perëndimor po bëhet paradhoma industriale e BE-së
Investimet e huaja janë rritur në Ballkanin Perëndimor sidomos pas pandemisë. Një studim i ri i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare vëren se flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (IHD) kanë tejkaluar ndjeshëm vlerat e ekuilibrit afatgjatë në disa vende.
Ky interes i shtuar shpjegohet me disa faktorë, mes të cilëve edhe afërsia gjeografike me Bashkimin Evropian (BE), fuqia punëtore e kualifikuar dhe kostot e ulëta të punës.
"Jemi kthyer në koloni financiare të SHBA"
BE po kthehet në një koloni financiare të SHBA-ve. Ish-kryeministri italian, Enrico Letta, thotë se kjo vjen nga pronësia që kanë Shtetet e Bashkuara mbi të dhënat bankare të qytetarëve evropianë dhe dominimi i sistemeve globale të pagesave.
BE, 118 miliardë euro për Ukrainën që nga nisja e konfliktit
Ndihma për Ukrainën nga Bashkimi Evropian që nga fillimi i konfliktit ka arritur në një total prej 118 miliardë eurosh, duke përfshirë 43.5 miliardë euro mbështetje ushtarake.
Shifra u bë publike nga nënpresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian (KE) Valdis Dombrovskis.
Kreditë te Final dhe MCA, hiqet sekuestro nga llogaritë e mijëra kreditorëve
Mijëra llogari bankare në 11 banka të nivelit të dytë në Shqipëri janë liruar nga sekuestroja. Llogaritë ishin të ngrira për llogari të institucioneve financiare jobanka “Final” dhe “Micro Credit Albania”.
Vendimi për heqjen e sekuestros mban datën 26 gusht dhe lirimi i aseteve financiare të qytetarëve është kryer në fund të këtij muaji. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e Tiranës, Suela Salavaçi, vendimi i është përcjellë bankave të ndryshme, duke dërguar informacion për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.
BE fiton betejën me Apple. Duhen paguar 13 miliardë euro taksa të prapambetura
Komisioni Evropian fitoi betejën gjyqësore me Apple, e cila do të duhet të paguajë faturën prej 13 miliardë euro taksa të prapambetura. Gjykata Europiane e Drejtësisë hodhi poshtë vendimin e një gjykate më të ulët, e cila kishte anuluar një vendim të Komisionit Europian që i konsideronte të paligjshme marrëveshjet tatimore mes Apple dhe Irlandës.
800 miliardë euro për të ringritur Europën!
Ish-kryeministri italian dhe presidenti i BQE-së, Mario Draghi, ka prezantuar sot një raport 328 faqesh mbi konkurrencën e Bashkimit Evropian në Bruksel, me të cilin synohet ringritja e ekonomisë europiane dhe adresimi i sfidave me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dokumenti, i ndarë në pesë fusha kryesore (produktiviteti, reduktimi i varësisë, klima, përfshirja sociale dhe strategjitë sektoriale), përfshin 170 propozime, të cilat do të përfshihen në letrat e misionit drejtuar komisionerëve të rinj të BE-së.
Importi i gazit rus në BE kthehet në nivelet e paraluftës
Evropa ka importuar më shumë gaz nga Rusia sesa nga SHBA në tremujorin e dytë të 2024, duke rikthyer status quo-në që i paraprinte pushtimit të Ukrainës.
Rusia dikur ishte furnizuesi më i madh i gazit në Evropë. Kur Kremlini ndaloi furnizimin me gaz në mes të pushtimit të Ukrainës, Norvegjia zuri vendin e parë, e ndjekur nga SHBA-ja, e cila rriti dërgesat e gazit natyror të lëngshëm (LNG) për të shpëtuar BE-në.
Volkswwagen shyrton opsionin e mbylljes së fabrikave në Gjermani
“Volkswagen” po shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikave në Gjermani. Shkak për këtë është kostoja e prodhimit dhe shkurtimi i shpenzimeve në shkallën 4 miliardë euro në raport me sfidat e konkurencës në tregun europian. Por sidomos me kostot e tranzicionit drejt makinave elektrike.
Industria europiane e automobilëve aktualisht gjendet në një pozicion sfidues dhe serioz. Mjedisi ekonomik është përkeqësuar dhe konkurrentët e rinj po bëjnë presion drejt tregut europian. Gjermania është duke mbetur prapa si një vend konkurrues. Si kompani, ne duhet të veprojmë
Hekurudha Beograd-Bar, Serbia dhe Mali i Zi aplikojnë së bashku në KE për ndihmë financiare
Serbia dhe Mali i Zi do të aplikojnë së bashku për ndihmë financiare në Bashkimin Europian për rikonstruksionin e hekurudhës Beogead-Bar. Sipas ministrit serb të Ndërtimit, Trafikut dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, kostoja e ndërhyrjes shkon në 2 miliardë euro për seksionin serb që është 210 km.
Ai i ka dërguar një letër Komisonit Europian së bashku me homologen e tij malazeze, Maja Vukiçeviç për ndihmë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.