Tarifa Kanadasë, Kinës dhe Meksikës
Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka vonuar për të ligjëruar një ndër premtiemt e tij më shqetësuese: tarifat doganore ndaj vendeve të tjera me të cilat SHBA ka marrëdhënie tregtare. Kanadaja, Meksika dhe Kina, janë subjekt tarifimi që shkon deri në 25%. Aktualisht tarifat e miratuara shkojnë 10% për energjinë nga Kanadaja dhe 10% për mallrat kineze. Mediat e ndryshme shkruajnë se vendimi përbën premisë për luftë tregtare që mund të dëmtojë ekonominë amerikane dhe të provokojë rritjen e inflacionit. Vendimi erdhi si reagim formal ndaj faktit se të trija vendet nuk adresuan shqetësimet e Trump për trafikun e fentanilit në SHBA, të imigracionit të paligshëm dhe deficitit tregtar të SHBA.
Tarifat nuk shkaktojnë inflacion. Ato shkaktojnë sukses. Sukses të madh. Kështu që ne do të kemi sukses shumë të madh. Mund të ketë një cenim dhe çrregullim të përkohshëm dhe njerëzit do ta kuptojnë këtë gjë
citohet ai.
Formalisht vendimi iu referua dispozitave të Aktit për Pushtetet Ekonomike në Emergjencat Ndërkombëtare, rreth 50 vjet i vjetër dhe që i jep Presidentit të SHBA pushtetin e sanksioneve pasi ka deklaruar një emergjencë.

Add new comment