Blloku Ekonomi

Rusia legalizon prodhimin e kriptomonedhave

Postuar në 02 Gusht, 2024 14:54

Rusia ka legalizuar prodhimin e kriptomonedhës. Vendimi u mor nga Këshilli i Federatës Ruse, pas nismës së një grupi deputetësh të udhëhequr nga kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për Tregjet Financiare, Anatoli Aksakov.

Dokumenti iu dorëzua Dhomës së Ulët për shqyrtim në nëntor 2022 dhe në prill 2024 dhe versioni i rishikuar i tij iu dorëzua Dumës së Shtetit, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Nuk u harrua për tri ditë. Presidenti kërkon hetim parlamentar për Bankën e Shqipërisë

Postuar në 01 Gusht, 2024 16:24

Një ditë më parë presidenti i Republikës Bajram Begaj kërkonte nga Kuvendi i Shqipërisë heitm paralmentar për Bankën e Shqipërisë rreth skandalit të mikrokredive. Në një letër drejtuar legjislativit ai ndër të tjera shprehet:

Në mars të vitit 2016, Banka e Shqipërisë njohu gjendjen e faktit (shoqëritë e mikrokreditit kishin blerë kreditë me probleme të bankave, pa kërkuar lejen e BSH-së) dhe vendosi ta ligjërojë praktikën, duke modifikuar rregulloren. Por ky rregullim dëshmonte inkoherencë.

Mesazhi i parë i marketingut për Ksamilin: I rrënuar nga lakmia dhe turistët!

Postuar në 28 Korrik, 2024 00:23

Në TripAdvisor kanë nisur të shfaqen komentet kritike ndaj Ksamilit, apo marketuar si Maldivet e Europës. 

Media në Britani shkruajnë se Ksamili, ndonëse mbetet një alternativë më e lirë krahasuar me Greqinë, sërish ka marrë goditje nga ndërtimet, mbipopullimi dhe bllokimi i hapësirave të plazhit. 

I rrënuar nga lakmia dhe turistët

shkruan Manchester Evening News

Samiti i Brazilit/SHBA dhe Gjermania bllokojnë marrëveshjen globale mbi taksimin e miliarderëve

Postuar në 27 Korrik, 2024 19:47

Samiti tri ditor i G20 në Brazil ka arritur të imponojë pjesërisht agjendën e presidentit të vendit Luiz Inazio Lula da Silva. E që është taksimi progresiv i ultra të pasurve. Pjesërisht pasi nëse Lula synonte një taksë minimale për më të pasurit, në deklaratën finale është arritur vetëm një kompromis.

Në respekt të plotë të sovranitetit ne do të kërkojmë të angazhohemi në mënyrë bashkëpunuese për të siguruar që ultra të pasurit të taksohen efektivisht

Rregullore e re për vajin e ullirit. Prania e hidrokarbonateve policiklike e bën të pakonsumueshëm

Postuar në 26 Korrik, 2024 14:55

Bashkimi Europian pritet të miratojë një rregullore të re për vaji e ullirit që detyron prodhuesit të ndryshojnë metodën e prodhimit ose të përballen me ndalimin e tregtimit.

Mishi i rritur në laborator sfidon ekzistencën e BE-së

Postuar në 22 Korrik, 2024 17:49

Mishi i kultivuar në laborator është temë debati në Europë. Pjesë e një menuje që synon të zëvendësojë mishin e kafshëve me alternativa me më pak ndikim në mjedis, ​​ushqimi i ri promovohet nga shumë si zgjidhja për të ushqyer popullsinë në rritje të botës, pasi kërkesa për mish vazhdon të rritet pavarësisht se hapësira dhe burimet e ujit të nevojshme për rritjen e kafshëve, mbeten të njëjtat.

Një memorandum që zhbën nevojën e Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur për Serbinë

Postuar në 20 Korrik, 2024 15:35

Serbia ka nënshkruar këto ditë një memorandum partneriteti me Bashkimin Europian, ku zë kryesor ka Gjermania, për lëndët e para kritike.

Serbia, marrëveshje me BE për lëndët e para  

Postuar në 19 Korrik, 2024 18:02

Serbia dhe Bashkimi Europian nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një partneritet strategjik për lëndët e para. Kjo do të prekë direkt industrinë e makinave elektrike dhe bateritë.

Ne arritëm të sjellim gjithçka të rëndësishme dhe të vlefshme nga Evropa në Serbi”, tha presidenti Aleksandar Vuçiç pas ceremonisë së nënshkrimit.

Po vetë qeveria e beson Censin 2023?

Postuar në 19 Korrik, 2024 13:43

Komunitetet fetare të Shqipërisë kanë vënë në diskutim të dhënat e Censit 2023. Asnjë prej këtyre komuniteteve, hiq Bektashinjtë ndoshta – nuk kanë pranuar se numri i komuniteteve që përfaqësojnë përkon me shifrat e Censit. Por Censin e kanë vënë në diskutim, madje kundërshtuar si të manipuluar, edhe komunitetet e pakicave që kanë cilësuar se regjistrimi është tërësisht i deformuar. Qeveria ka nisur disa herë adresarin dhe nuk e ka realizuar dot, patjetër edhe për shkak të përgjësisë sonë si qytetarë. Të të gjithëve.

FMN: Qeveria të bëjë transparencë për koncesionet

Postuar në 17 Korrik, 2024 17:39

Ky vit shënon fundin e dy kontratave koncesionare shumë të diskutuara: ajo e pullave fiskale dhe koncesioni i markimit të karburanteve.

Që prej 1 janarit të vitit 2025, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të realizohet nga shteti.

Po ashtu, ky vit shënon edhe fundin e koncesionit të markimit të karburanteve, të cilin qeveria e zgjati edhe me një vit me një VKM të gushtit të kaluar.

FMN, e cila ka paralajmëruar disa herë për rreziqet që paraqesin kontratat koncesionare, i rikthehet sërish kërkesës për transparencë nga ana e qeverisë shqiptare.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi