Blloku Ekonomi
SHBA, 15 vjet mbrapa Kinës për energjinë bërthamore
Shtetet e Bashkuara janë gati 15 vjet pas Kinës në zhvillimin e energjisë bërthamore të teknologjisë së lartë. Kjo pasi qasja teknologjike e mbështetur nga shteti kinez dhe financimi i gjerë prej tij i japin përparësi.
Kina ka 27 reaktorë bërthamorë në ndërtim, me afate mesatare kohore të ndërtimit prej rreth shtatë vitesh, shumë më shpejt se vendet e tjera, thuhet në një studim të kryer nga Fondacioni i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, një institut kërkimor jopartiak me bazë në Uashington.
Beogradi: Embargoja e Kosovës ndaj mallrave tona, shkatërrimtare
Ministri serb i Tregtisë, Tomislav Momiroviç, ka deklaruar së vendimi i Kosovës për të ndaluar importin e mallrave serbe, është shkatërrimtar. Sipas tij, ky vendim ka përcaktuar një precedent që ka ndikuar Europën dhe Ballkanin.
Është e tmerrshme që në shekullin e 21-të, ne po dëshmojmë që në Europën e ndërtuar mbi themelet e tregut të përbashkët dhe lëvizjes së lië të mallrave dhe shërbimeve, ka një regjim që i ndalon njerëzve nga angazhimi në tregtinë dhe ekonominë dhe progresi
G7, 56 miliardë euro paketë huaje për Ukrainën
Një paketë huaje prej 46 miliardë eurosh do t’i jepet Ukrainës. Vendet e G7 e arritën këtë dakordësi në samitin që po mbahet në Itali.
Ndërkohë, veçmas, presidenti amerikan nënshkroi një marrëveshje sigurie 10-vjeçare me homologun Zelenskyy.
Paratë dhe mbështetja e sigurisë synojnë të demonstrojnë solidaritet dhe t'i dërgojnë një mesazh të qartë presidentit rus Vladimir Putin se demokracitë kryesore të industrializuara në botë mbështesin fuqishëm Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë.
Skandali i mikrokredive, BSH ndryshon politikat e licencimit
Banka e Shqipërisë ka ndryshuar politikat e licencimit të subjekteve bankare. Vendimi i ri Këshillit Mbikëqyrës të BSH shfuqizon rregulloren e vjetër të miratuar në nëntor të vitit 2003 dhe vjen vetëm pak kohë pasi BSH u hoqi licencën dy kompanive të mikrofinancës, Microcredit (MCA) dhe Final, në llogaritë e të cilave u bllokuan mbi 10 milionë euro.
Gazi rus në Europë, Uniper i jep fund kontratës me Gazprom
Importuesi më i madh gjerman i gazit, Uniper, ka vendosur të ndërpresë kontratat e furnizimit me gaz me një filial të gjigantit rus të energjisë Gazprom, duke i dhënë fund ligjërisht marrëdhënies së tij afatgjatë me korporatën.
Uniper nisi procedurat e arbitrazhit kundër Gazprom Export në vitin 2022, duke kërkuar dëmshpërblim për shkak të furnizimeve të padërguara të gazit.
Vuçiç flet për fabrikë kineze trenash në Serbi
Presidenti serb Aleksander Vuçiç, ka folur së fundmi për mundësinë e hapjes së një fabrike të prodhimit të trenave nga pala kineze në Serbi. Duke folur për gazetarët në Zemun, Vuçiç ka vënë në dukje se palës kineze i janë ofruar disa rajone për fabrikën si Cuprija, Nish, Aleksinac, Kraljevo.
Do të presim çfarë do të na thonë miqtë kinezë
Rusi, të ardhurat nga nafta rriten me 50%
Të ardhurat e Rusisë nga nafta u rritën me pothuajse 50% muajin e kaluar krahasuar me një vit më parë, pasi çmimet e naftës së papërpunuar u rritën dhe vendi vazhdoi të përshtatej me sanksionet perëndimore, raporton Bloomberg.
Biba i Konkurencës: Nuk e hetuam kompaninë One se humbi klientë ngaqë iu prish serveri
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, u është përgjigjur pyetjeve lidhur me konkurrencën e munguar për tarifat celulare, por duke i dalë në mbrojtje kompanisë One.
Kompania në fjalë kishte humbur një numër domethënës klientësh për shkak të një problemi teknik. Ndërruar serverat dhe patën probleme. Kur ti humbet treg, humbet para, nuk e di si mund të identifikohet shkelje e ligjit nga autoriteti i konkurrencës. Në këtë pikë vlerësuam se nuk ishte e nevojshme për të shkuar në hetim.
Tjetër skemë mashtrimi me kreditë, i përfshirë fondi Besa
Një skemë mashtrimi në të cilën është përfshirë Fondi Besa është zbuluar falë hetimeve të Antikrimit Ekonomik në Tiranë. Pre kanë rënë 11 qytetarë. Një 34-vjeçar i identifikuar si Ledio Vrapi, banues në Gjermani, është shpallur në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest në burg në mungesë, për akuzën e mashtrimit.
BRICS zgjerohet, Tajlanda aplikon për anëtarësim
Tajlanda do t’i bashkohet bllokut ekonomik BRICS. Lajmin e bëri të ditur vetë qeveria e vendit të Azisë Juglindore.
Kabineti në Bangkok ka miratuar tekstin e letrës zyrtare që shpreh qëllimin e Tajlandës për t'u bashkuar me grupin, tha zëdhënësi i qeverisë Chai Wacharonke në një deklaratë të cituar nga mediat lokale.
Në letër vlerësohet rëndësia e multipolaritetit dhe rolit në rritje të vendeve në zhvillim në çështjet ndërkombëtare.
