Blloku Ekonomi
Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale
Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të po ecin në proporcione që rrezikojnë një krizë të paprecedentë për nga shifrat. “The Guardian” raporton se vetëm për bazë të dhënash, investimet kanë arritur në 3 trilionë dollarë dhe shqetësimi për momentin është minimal, por nuk përjashtohet.
Greqia inauguron stacionin e gazit në Komotii; furnizim për katër shtete
Autoritetet greke njoftojnë hapjen e një stacioni të ri të kompresimit të gazit në Komotini, në veri të vendit.
Sipas mediave të vendit fqinj, stacioni në fjalë presupozohet të shërbejë në fuqizimin e rolit të Greqisë si një furnizues kyç i gazit në Europën Juglindore.
Projekti ka kushtuar 134 milionë euro dhe ai do të furnizojë me gaz Bullgarinë, Rumaninë, Moldavinë dhe Ukrainën në mbështetje të korridorit vertical.
Këshilli i Europës ndërpret blerjen e gazit nga Rusia
Këshilli i Europës ka miratuar propozimin e Komisionit për të ndaluar blerjen e gazit rus duke nisur nga 1 janari 2028.
Sipas një deklarate zyrtare, Këshilli ka vendosur ndalimin e blerjes edhe për gazin natyror, edhe për atë të lëngshëm, propozim që duhet të marrë vulën përfundimtare nga Parlamenti Europian. Drafti është prezantuar nën kuadrin e politikës tregtare të BE-së dhe jo të sanksioneve ndaj Rusisë për të shmangur bllokimin nga vetoja sllovake dhe hungareze.
Google asiston zbulimin e skemës më të madhe të krimit kibernetik në Greqi me 1 298 të dyshuar
Autoritetet greke kanë goditur atë që cilësohet si grupi më i madh i organizuar i krimit kibernetik në vend.
750 faqe me hollësi për një strukturë komplekse me 1 298 të dyshuar të lidhur me të paktën 669 raste mashtrimi dhe përfitimesh të paliogjshme që kalojnë shumën e 6 milionë eurove që nga shkurti 2022. Nga Korfuzi në Kretë, Selanik dhe në ishujt Ciklade, grupi vepronte duke shënjestruar biznesmenë, media, kisha dhe manastire.
Serbia drejt energjisë bërthamore
Serbia po i afrohet përherë e më shumë opsionit të prodhimit të energjisë bërthamore, një zhvillim që prek të gjithë rajonin. Mediat raportojnë për amendime ligjesh që lidhen me kalimin drejt prodhimit të energjisë në fjalë.
Falimentoi më 2017, Banka e Shqipërisë toleroi kredi 220 mln euro për Kurum!!!
Aktivisti Andi Tepelena, ka ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e Bankës së Shqipërisë për një kredi 220 milionë euro të marrë nga Kurum në kushtet kur kompania ka aplikuar për faliment. Madje kompania e ka mbyllur procesin e falimentit të nisur që nga viti 2017 dhe se tashmë do të vijojë normalisht aktivitetin.
Bessent shpreson ende/Kina po përjashton nga ekonomia moderne të gjitha vendet e botës
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent ka deklaruar se SHBA është në bisedime me Kinën për të shmangur një luftë tregtare që është aktualizuar me tarifat 100% ndaj Kinës pas vendimit të kësaj të fundit për të kushtëzuar në maksimum shtijen e metaleve të rralla dhe produkteve të tyre.
Kompania kroate JANAF pezullon furnizimin me naftë të Serbisë
Kompania kroate e transmetimit të gazit, JANAF, ka njoftuar ndërprerjen e furnizimit për Serbinë. Përmes një njoftimi zyrtar kompania bën me dije se kompania serbe NIS nuk ka marrë dot liçencën e kërkuar për të vazhduar zbatimin e kontratës së transportit të naftës krudo, duke detyruar ndërprerjen e saj që nga data 8 tetor.
Kina vendos kushtëzime për çdo kompani që përdor mineralet e rralla të nxjerra në territorrin e saj
"Financial Times" raporton se Kina ka vendosur të ushtrojë presion maksimal dhe të kushtëzojë shitjene e mineraleve të rralla, një sektor ku ajo ka pozicion dominues.
Sipas Ministrisë së Tregtisë kineze, kompanitë e huaja, prodhimet e eksportit të të cilave kanë edhe gjurmë të mineraleve të rralla nga Kina apo që janë prodhuar duke përdorur mineralet në fjalë, do të duhet të marrin aprovim për shitjen e tyre.
Pala kineze thotë se kjo bëhet për të mbrojtur interesat kombëtare të sigurisë dhe për të mos lejuar që këto minerale të përdoren në sektorin ushtarak.
Ndryshim në krye të Apple, Tim Cook drejt largimit. John Ternus, pasuesi i mundshëm
Media të ndryshme në SHBA po raportojnë për një lëvizje me rëndësi në drejtimin e një prej kompanive kryesore në botë: Apple.
I mirënjohur Tim Cook, drejtor Ekzekutiv i kompanisë dhe figurë e njohur publike, raportohet se ka ndërmend largimin nga detyra.
