Serbia drejt energjisë bërthamore
Serbia po i afrohet përherë e më shumë opsionit të prodhimit të energjisë bërthamore, një zhvillim që prek të gjithë rajonin. Mediat raportojnë për amendime ligjesh që lidhen me kalimin drejt prodhimit të energjisë në fjalë.
Tarifa numër 200 siç përmendet do të ndryshojë dhe ajo përshkruan të gjithë aktivitetet e lidhura me radiacionin dhe burimet radiokative jonizuese, përdorimin e materiliat radioaktiv dhe ndërtimin e objekteve bërthamore. Kushdo që kërkon miratim për një raport për zgjedhjen dhe ndërtimin e objekteve me synim prodhimin e energjisë bërthamore, do të tarifohet me 1 milionë dinarë.
Më tej janë parashikuar edhe ndryshime apo tarifa për rehabilit sitesh, të zonave të ndotura, apo edhe të planeve të dekomisionimit.
Serbia është një vend që ka kohë që diskuton kalimin drejt energjisë bërthamore, por ndryshimet e fundit duket se po përshpejtojnë procesin që mesa duket kushtëzohet nga presionet e mëdha në tregun energjetik dhe afrimin e krizave të reja si ajo e Ukrainës.
Add new comment