Kina vendos kushtëzime për çdo kompani që përdor mineralet e rralla të nxjerra në territorrin e saj

"Financial Times" raporton se Kina ka vendosur të ushtrojë presion maksimal dhe të kushtëzojë shitjene e mineraleve të rralla, një sektor ku ajo ka pozicion dominues.
Sipas Ministrisë së Tregtisë kineze, kompanitë e huaja, prodhimet e eksportit të të cilave kanë edhe gjurmë të mineraleve të rralla nga Kina apo që janë prodhuar duke përdorur mineralet në fjalë, do të duhet të marrin aprovim për shitjen e tyre.
Pala kineze thotë se kjo bëhet për të mbrojtur interesat kombëtare të sigurisë dhe për të mos lejuar që këto minerale të përdoren në sektorin ushtarak.
Masa në fjalë cilësohet analoge me atë që ShBA ka aplikuar për gjysmëpërçuesit.
Add new comment