Google asiston zbulimin e skemës më të madhe të krimit kibernetik në Greqi me 1 298 të dyshuar

Postuar në 20 Tetor, 2025 18:37

Autoritetet greke kanë goditur atë që cilësohet si grupi më i madh i organizuar i krimit kibernetik në vend.

750 faqe me hollësi për një strukturë komplekse me 1 298 të dyshuar të lidhur me të paktën 669 raste mashtrimi dhe përfitimesh të paliogjshme që kalojnë shumën e 6 milionë eurove që nga shkurti 2022. Nga Korfuzi në Kretë, Selanik dhe në ishujt Ciklade, grupi vepronte duke shënjestruar biznesmenë, media, kisha dhe manastire.

Grupi kishte hierarki: liderët, koordinatorët, call center, skuadra e mbledhjes së të dhënave dhe “mushkat e parave”. Anëtarët e grupit pozonin si punonjës banke për të marrë kredencialet e viktimave. një prej tyre humbi 78 690 euro pasi klikoi një link të rremë përmes një sms të marrë në vitin 2022.

Autoritetet ranë në gjurmë në nguime romësh prej nga ku kryheshin telefonantat. Qendrat e call centerave ishin në lëvizje të vazhdueshme për të shmangur gjurmimin. Mushkat e parave merrin 200-600 euro për dorëzimin e të dhënave të kartave dhe kredencialeve të hyrjes në llogari. Pas çdo mashtrimi ata deklaroni se kartat u kishin humbur.

Hetimi është asistuar nga Google dhe asistentë gjyqësorë amerikanë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.