Kompania kroate JANAF pezullon furnizimin me naftë të Serbisë

Postuar në 09 Tetor, 2025 17:25

Kompania kroate e transmetimit të gazit, JANAF, ka njoftuar ndërprerjen e furnizimit për Serbinë.  Përmes një njoftimi zyrtar kompania bën me dije se kompania serbe NIS nuk ka marrë dot liçencën e kërkuar për të vazhduar zbatimin e kontratës së transportit të naftës krudo, duke detyruar ndërprerjen e saj që nga data 8 tetor.

Vendimi lidhet me vënien nën sanksione të kompanisë NIS e cila kontrollohet pronarë rusë. Lidhur me këtë çështje presidenti serb, Aleksander Vuçiç ka refuzuar idenë e shtetëzimit të saj, që do t’i jepte goditje partneritetit me Rusinë.

Aktualisht pala serbe deklaron se ka rezerva nafte të përdorshme në kuotën e 342 000 tonëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.