Blloku Ekonomi

Regjistrohet Banka Shqiptare e Zhvillimit

Postuar në 18 Dhjetor, 2025 18:19

 Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet si shoqëri aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), duke shënuar hapin e parë për themelimin e saj zyrtar në Shqipëri. Kjo bankë ka për qëllim të mbështesë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke kontribuar në nxitjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare.

Banka do të ketë një strukturë administrimi me dy nivele, administratorin dhe Këshillin Mbikëqyrës.

Greqia shlyen 5.3 miliardë euro borxh, 16 vjet para afatit

Postuar në 15 Dhjetor, 2025 22:35

Greqia ka paguar 16 vjet para kohe një borxh prej 5.3 miliardë eurosh. Pagaesa sipas zëdhënësit të qeverisë Pavlos Marinakis i kursen buxhetit 1.6 miliardë euro interesa dhe e ul borxhin publik në 120% të PBB-së deri në vitin 2029.

Borxhi i takon paketës së parë të ndihmës financiare që iu dha Greqisë në vitin 2010. Aktualisht Greqia mbetet vendi me borxhin më të lartë në Eurozone dhe ka parashikuar të shlyejë paketën e parë të ndihmës europiane në vitin 2031, 10 vjet para afatit zyrtar. 

Greqia zgjeron skemën e incentivimit të zhvendosjes në zonat rurale

Postuar në 11 Dhjetor, 2025 16:49

Greqia ka vendosur të zgjerojë programin e vet të incentivimit të rivendosjes rezidenciale me gjashtë rajone të reja.

Skema në fjalë është ideuar për të prapësuar prirjen e rënies demografike të shumë zonave rurale në vend, që tani do të shtrihet edhe në Drama, Kilkis, Serres, Follorinë, Pella dhe Kostur.

Firmoset memorandumi për korridorin Egje-Deti i Zi

Postuar në 06 Dhjetor, 2025 12:32

Greqia, Bullgaria dhe Rumani kanë rënë dakord për ndërtimin e Korridorit Vertikal, Egje-Deti i Zi, që përfaqëson një aks strategjik hekurudhor dhe rrugor që lidh të trija vendet përmes Alexandroupoli.

Firmën mbi marrëveshje e ka hedhur edhe Komisioneri Europian për Transport të Qëndrueshëm dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas, duke theksuar angazhimin e Brukselit në projekt.

Si avullojnë miliarda dollarë në parajsat fiskale të Europës dhe SHBA-ve

Postuar në 04 Dhjetor, 2025 22:13

Parajsat tatimore nuk janë vetëm në ishujt e largët të Karaibeve. Shumica e parave që u shmangen taksave përfundojnë në vendet perëndimore që garantojnë regjime të favorshme tatimore dhe një nivel të lartë sekreti, dhe ku shumëkombëshet transferojnë mesatarisht 1.1 trilion dollarë çdo vit, 16% të fitimeve të tyre. Po flasim për qindra miliarda të vjedhura nga qeveritë çdo vit. Në fakt, këta gjigantë janë ata që futen në xhepat e qytetarëve, duke vjedhur burime të destinuara për shërbime publike thelbësore si shkollat, kujdesi shëndetësor dhe infrastruktura.

Bullgarët në protesta kundër buxhetit të qeverisë

Postuar në 02 Dhjetor, 2025 15:21

Bullgaria hyn në Eurozone më 1 janar të vitit që vjen, por ky hap është paraprirë nga protesta të mëdha që lidhen edhe me buxhetin e ri. Në Sofje dhe disa qytete, mijëra qytetarë kanë dalë në protesta dhe janë përledhur edhe me policinë.

Sorkin: Rreziqet e një krize globale si ajo e vitit 1929

Postuar në 26 Nëntor, 2025 11:27

Në një intervistë për "Kathimerini", analisti i The New York Times dhe prezantuesi i CNBC, Andrew Ross Sorkin, vë në dukje ngjashmëritë dhe dallimet e tregut global sot me kushtet që i paraprinë krizës më të madhe të përjetuar ndonjëherë nga bota perëndimore.

Rusia dhe Kina, 1.3 miliardë dollarë investime në projekte energjetike

Postuar në 25 Nëntor, 2025 09:34

Një fond i përbashkët Kinë-Rusi ka financuar mbi 40 projekte me vlerë 1.3 miliardë dollarë.

Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, tha në Forumin e 7-të të Biznesit të Energjisë Rusi-Kinë në Pekin, se Rusia synon ta zgjerojë pjesën e marrëveshjeve tregtare të kryera në monedha kombëtare me Kinën.

ShBA kërkon portin e Pireut, tensionet me Kinën shfaqen në Greqi

Postuar në 20 Nëntor, 2025 09:49

Rivaliteti amerikano-kinez është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë në Greqi duke e vënë Athinën zyrtare në një pozitë të sikletshme. 

Mediat greke raportojnë për  “një përgjigje të ashpër” të ambasadës kineze ndaj komenteve të ambasadorit amerikan në Athinë Kimberly Gilfoyle, i cili kërkoi shitjen e portit të Pireut për të reduktuar ndikimin kinez në rajon. 

SHBA bllokon TAP në furnizimin e UKrainës

Postuar në 19 Nëntor, 2025 16:31

 Greqia është përfshirë në një “keqkuptim” me SHBA lidhur me aksesin në furnizimin me gaz të Ukrainës. Sipas mediave greke SHBA ka ndërhyrë për të siguruar ekskluzivitet në furnizimin e Ukrainës, duke shmangur nga konkurenca gazin azer që hyn në kontinent përmes gazsjellësit “TAP”.

Pak kohë më parë, Athina firmosi me palën ukrainase marrëveshjen Atlantic -See LNG Trade që siguron kalimin e gazit të lëngshëm të SHBA në Ukrainë, si kundërmasë ndaj shkëputjes me linjat ruse.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi