Midhja e Butrintit drejt zhdukjes: nga 8 mijë tonë në vit para ’90-s, në vetëm 30 tonë në 2025

Midhja e Butrintit që dikur eksportohej në shtete të tjera të botës, sipas Ministrisë së Bujqësisë aktualisht është drejt zhdukjes. Nëse para viteve '90, në Butrint prodhoheshin 8 mijë ton midhje në vit, në vitin 2025 u prodhuan vetëm 30 ton.
Tregtarët në Tiranë thonë se në 3 vitet e fundit midhja që tregtohet vjen kryesisht nga Greqia. Nga të dhënat që Ministria e Bujqësisë që vuri në dispozicion të MCN, vërtetohet se midhja e Butrintit që dikur eksportohej në vendet e botës si cilësia e parë është pothuajse drejt zhdukjes. Rënia e prodhimit në harkun kohor prej 5 viteve të fundit është 10 herë më pak, konkretisht nëse në vitin 2021 prodhimi vjetor ishte 326 ton, ndërsa vitin e kaluar ishte 30 ton.
Eksporti i midhjes së Butrintit është bllokuar që pas viteve ’90 si pasojë e epidemisë së kolerës që çoi në bllokimin eksportit nga BE.
Pavrësisht gjendjes alarmante në terren të pohuar nga kultivuesit, Ministria e Bujqësisë sqaron se analizat fiziko-kimike në Liqenin e Butrintit janë kryer në fillim të muajit prill dhe parametrat janë brenda normave të lejuara. Gjithashtu, lidhur me parametrat mikrobiologjike vlen të theksohet fakti se këto parametra në rangun kohor të 4viteve të fundit janë klasifikuar si ‘Klasa A’.
https://www.youtube.com/watch?v=8M_dZCmQPfA&feature=emb_err_woyt
Burimi: MCN Tv

Add new comment