Blloku Bota
Von del Leyen: BE do rrisë dëbimin e emigrantëve
BE-ja duhet të nxjerrë mësime nga marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e bëri këtë deklaratë ndërsa liderët e 27 vendeve anëtare mbajnë një samit të BE-së me fokus migracionin.
Von der Leyen paralajmëroi se ekzekutivi i BE-së do të paraqesë një propozim të ri për legjislacionin për të rritur dëbimet e emigrantëve.
Përpunimi i kërkesave të emigrantëve në vende të treta po shihet si mundësi edhe nga disa vende të BE-së.
Jourova thotë se "Musk promovon gjuhën e urrejtjes". Po urrejtjen kush e promovon?
E keqja është gjetur. Tani është Irani, CRINK, aleanca ushtarake e Lindjes dhe Elon Musk. Ky i fundit nuk dallon dot të ligën nga e mira, sipas zv.presidentes së Komisionit Europian, Vera Jourova.
Musk ka patur përplasje ne BE-në për rregullimin pas blerjes së Tuiterit, pasi sipas europianëve ai ka lejuar gjuhën e urrejtjes. Dhe për Jourovan kështu ai promovon të keqen.
Puna është se nga vjen urrejtja që nxit apo artikulohet në atë gjuhë? Askush nuk e thotë, por me siguri që një shkak është hipokrizia e atyre që drejtojnë.
Raportime për eliminimin e Yahya Sinwar, kreut të Hamas
Pak ditë më parë forcat izraelite njoftuan likujdimin e kreut të ri të Hamas, Yahya Sinwar. I cili u shfaq edhe në një video në një tunel duke u larguar. Por më pas, Sinwar u shfaq në një nga vendet e Lindjes së Mesme duke sfiduar lajmet për eliminimin e tij.
Sot në rrjetin "X" nga llogari filo-izraelite shfaqen foto të atij që pretendohet se është kufoma e Sinwar. Lajmi mbetet ende për t'u konfirmuar zyrtarisht, por nëse rezulton kështu, duhet thënë se de facto TelAvivi ka në dorë çdo opsion operativ të organizatës.
Zelenskiy prezanton Planin e Fitores
Ndërkohë që thuajse të gjitha raportimet flasin për dështimin ushtarak të Ukrainës, presidenti i saj, Volodymyr Zelenskiy, ka zbuluar në Parlamentin e vendit të tij, Verkhovna Rada, atë që e quajti Plani i Fitores.
Dokumenti përmban pesë pika dhe tre anekse sekrete që përfshijnë:
Inteligjenca gjermane: Operacionet sekrete ruse kanë arritur një nivel të paprecedentë
Krerët e inteligjencës gjermane paralajmërojnë rrezikun e spiunazhit rus dhe përgatitjet për konflikt ushtarak me NATO-n. Bruno Kahl, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, gjatë raportimit në Parlament, tha se gatishmëria e Moskës për të përdorur masa hibride dhe të fshehta ka arritur një "nivel të paparë më parë". Ai shtoi se "konfrontimi i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n është bërë opsion për Moskën".
Siria si shpëtim nga emigrantët
Normalizimi i marrëdhënieve me Sirinë po shihet si një mënyrë për të lehtësuar kthimin mbrapsht të emigrantëve nga vendet europiane. Në krye të kësaj përpjekjeje qëndron Italia. Kryeministrja Giorgia Meloni e ka hedhur këtë ide në takimin e fundit të liderëve të BE-së.
“Është e nevojshme të rishikohet Strategjia e Bashkimit Evropian për Sirinë dhe të punohet me të gjithë aktorët, për të krijuar kushtet që refugjatët sirianë të kthehen në atdheun e tyre në mënyrë vullnetare, të sigurt dhe të qëndrueshme”, tha ajo.
Çekia rikthen ambasadorin në Rusi
Republika Çeke ka njoftuar rikthimin me përfaqësim diplomatik ambasadori në Rusi. Lajmi është bërë publik nga Ministria e Jashtme e këtij vendi që vë në dukje se përfaqësim të nivelit më të lartë në Rusi kanë të gjithë aleatët kyç të Çekisë.
I uroj forcë ambasadorit në këtë mission sfidues për të çuar para interesat e Çekisë
është shprehur ministri i Jashtëm Jan Lipavsky.
“Veto mbi sanksionet ndaj Rusisë nëse na cenohet energjia”
Hungaria mund të bllokojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë nëse politikat e unionit cenojnë sigurinë e saj energjetike, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto. Budapesti do të lejojë vendosjen e kufizimeve vetëm nëse ato ruajnë përjashtimet aktuale për furnizim me energji nga Rusia.
Gjermania shet armë me klauzolë Izraelit: Vrit por mos bëj Genocid!
Në rrjetet sociale qarkullon sot një lajm sipas të cilit qeveria gjermane ka kërkuar nga Izraeli të firmosë një klauzolë genocidi si parakusht për dërgimin e mëtejshëm të armëve. Lajmi referohet si i raportuar nga gazeta “BILD”, sipas së cilës dokumenti është pranuar nga Izraeli dhe më 10 tetor ka mbërritur në Berlin.
Kjo i lejoi kancelarit Scholz të deklaronte më 11 tetor në Parlament se ne kemi furnizuar armë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë
Tjetër tentativë për të vrarë Trump?
Oficerët e zbatimit të ligjit në SHBA kanë arrestuar një burrë të armatosur me dokumente false, i cili tentoi të hynte në një tubim të mbajtur nga kandidati republikan Donald Trump në Coachella, Kaliforni.