Blloku Bota

SHBA, presion Ukrainës: Mosha e mobilizimit ushtarak të jetë 18 vjeç

Postuar në 27 Nëntor, 2024 18:56

Shtetet e Bahskuara të Amerikës po bëjnë së fundmi presion ndaj Ukrainës që të mobilizojë të rinj mbi 18 vjeç për të përmbushur kërkesat për trupa në luftën kundër Rusisë. Mediat amerikane referojnë burime nga administrata e presidentit Biden sipas të cilave po bëhet presion që mosha e mobilizimit ushtarak të kalojë nga 25 në 18.

Matematika e pastër tregon se Ukraina ka nevojë për më shumë trupa

citohet burimi.

Fitorja e Georgescu-t në Rumani, Parlamenti Europian thërret në seancë dëgjimore drejtuesin e TikTok

Postuar në 26 Nëntor, 2024 19:40

Fitorja e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale rumune nga një i djathtë si Calin Georgescu, ka sjellë një zhvillim të papritur, apo më saktë, atipik.

Parlamenti Europian ka kërkuar në seancë dëgjmiore drejtorin ekzekutiv të TikTok për të dëshmuar nisur nga roli i rrjetit në fjalë në fitoren rumune.

Ne do kemi CEO-n e TikTok që të flasë për këtë në Parlament dhe të sigurisë se platforma e tij nuk ka shkelur Aktin e Shërbimeve Digjitale

Pas kontratës me Pfizer, von der Leyen fsheh edhe dokumentet e udhëtimit në Kretë

Postuar në 26 Nëntor, 2024 18:24

Pas dyshimeve për sjellje jo shumë korrekte gjatë pandemisë me kontratën e lidhur me “Pfizer”, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka ardhur sërish në vëmendje të institucioneve dhe medias. Kësaj radhe është një udhëtim i saj në vitin 2023 në Kretë, gjatë të cilit ajo qëndroi në shtëpinë e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Do të ketë luftë

Postuar në 26 Nëntor, 2024 16:16

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka mundet që të sjellë në Serbi, Donald Trump, presidentin e zgjedhur në SHBA.

Drejt një marrëveshjeje armëpushimi me Hezbollah-un

Postuar në 25 Nëntor, 2024 15:21

CNN raporton se kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka aprovuar në parim një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun gjatë një konsultimi me zyrtarë izraelitë të sigurisë.

Tajani: Konferencë paqeje për Ukrainën me pjesëmarrjen e Rusisë dhe të SHBA

Postuar në 25 Nëntor, 2024 13:59

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar në një intervistë për gazeën “Corriere della Sera” se Roma po punon ngushtë me SHBA për organizimin sa më shpejt të një konference paqeje për Ukrainën.

Ne duhet të sigurojmë që konferenca për paqen në Ukrainë të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen e Rusisë dhe SHBA. Ne kemi në plan të bashkëpunojmë me administratën Trump

citon agjencia ruse “TASS”, Tajanin.

Alan Dershowitz merr përsipër mbrojtjen e Netanyahu dhe Gallant

Postuar në 25 Nëntor, 2024 12:54

Një hebre po mendon të mbrojë nga akuzat për krime kundër njerëzimit drejtuesit e Izraelit. Ish-juristi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe ish-profesor në Harvard, Alan Dershowitz njofton se do të mbledhë një ekip avokatësh ndër më të njohurit në botë për të mbrojtur siç thotë ai kryeministrin izraelit Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant nga akuzat e rreme të Gjykatës Ndërkombëtare.

Pse nuk arrestohet një fajtor i vetëdeklaruar si Radoiçiç?

Postuar në 24 Nëntor, 2024 18:23

Goran Vesiç është në pranga. Ish-ministri i Ndërtimit është bërë kurban nga Aleksander Vuçiç që përballet me protesta të vazhdueshme për ngjarjen e Novi Sadit. Ngjarja të kujton sulmet me armë në Serbi në shkolla vitin e shkuar, që ilustron një klimë psikologjike që prodhon faturë politike.

Arrestohet ish-ministri serb i Ndërtimit Goran Vesiç

Postuar në 24 Nëntor, 2024 18:12

Qeveria serbe i ka hequr imunitetin ministrit të dorëhequr të Ndërtimit Goran Vesiç. Një ditë më parë Vesiç është arrestuar së bashku me 11 persona të tjerë në kuadër të hetimeve për tragjedinë e Novi Sadit ku vdiqën 15 njerëz.

Thiatro në Greqi. Kasselakis krijon "Ëndrrën greke", "Lëvizja për demokraci"

Postuar në 23 Nëntor, 2024 18:27

Lëvizja për Demorkaci! Kështu do të quhet partia e re e drejtuar nga Stefanos Kasselakis, në Greqi, pas largimit të tij prej Syriza-s. Në takimin e mbajtur ai ka folur “për parimet themeluese” si demokracia pjesëmarrëse, sipërmarrja, mobiliteti social, të gjitha të paketuara në “Ëndrrën greke”.

Ne bartim ADN-së e historisë së Greqisë

ka thënë ai.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota