Borxhi sirian ndaj Iranit arrin 30 miliardë$. Irani synonte një Plan Marshall në Siri
Një investigim i agjencisë “Reuters” evidenton, apo edhe dokumenton përmes materialeve origjinale, ambiciet e Iranit në Siri. Sipas agjencisë, dokumentet janë gjetur në ambasadën iraniane në Damask, pas rrëzimit të Bashar al Assad dhe aty verifikohet edhe ideja e një plani për rindërtimin e Sirisë, i ngjashëm me Planin Marshall.
Gati 40 projektet e dosjeve të braktisura në ambasadë përfaqësojnë vetëm një pjesë nga investimi i plotë. Por vetëm në këtë mori, “Reuters” gjeti se borxhi i Sirisë ndaj kompanive iraniane në fundin e luftës ishte të paktën 178 milionë dollarë. Ish-deputetë iranianë kanë deklaruar publikisht se borxhi i plotë i qeverisë së Assad ndaj Iranit shkon në më shumë se 30 miliardë dollarë
shkruan agjencia.
Sipas saj personi i ngarkuar nga Irani përtë ekzekutuar planet ekonomike në Siri ishte një menaxher ndërtimi i quajtur Abbas Akbari. Nga dokumentet rezulton se Irani ka vlerësuar Planin Marshall të SHBA dhe USAID si modele për t’u ndjekur në Siri, plane që dështuan plotësisht me luftën e Izraelit në Gaza që katalizoi rënien e Assad dhe shpërbërjen e ndikimit iranian në rajon.
Add new comment