Ndërron jetë Alberto Franceschini, themeluesi i Brigadave të Kuqe

Postuar në 02 Maj, 2025 16:59

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, Alberto Franceschini, një ndër themeluesit dhe drejtuesit e Brigadave të Kuqe, krahas Renato Curcio dhe Mara Cagol. Që nga viti 1992 kur doli nga burgu, Franceschini punonte për ARCI, një organizatë që merret me imigracionin dhe të varurit nga droga.

Franceschini ndërroi jetë më 11 prill të këtij viti, por lajmi qarkulloi në media vetëm më 26 prill, për shkak të profilit të ulët të tij dhe shkëputjes së Italisë nga interesi për ato që njihen si “anni di piombo”. Franceschini ishte me origjinë nga Reggio Emilia dhe nisi karrierën politike me themelimin, së bashku me Renato Curcio të Kolektivin Politik të Punëtorëve dhe Studentëve për të kaluar mandej në vitet ’70 te lufta e armatosur.

Në vitin 1972 ai do të ekzekutonte një menaxher të Sit Siemens, Idalgo Maçhiarini me një armë të dhuruar nga një ish-partizan. Dy vjet më vonë rrëmbehet prokurori I Xhenovës, Mario Sossi; po në vitin 1974 Brigadat vrasin dy persona të tjerë në Padova. Franceschini u arrestua në vitin 1974, zyrtarisht si pasojë e rrjedhjes së informacioneve nga Silvano Girotto, një i infiltruar.

Më vonë Franceschini do të distancohej nga veprimtaria e organizatës dhe më 1982 do të deklaronte distancimin zyrtar dhe përfundimtar. Ai nisi të kishte dyshime edhe për arrestimin e tij, të cilën e lidhi me një puç nga brenda pasi pas ndalimit të tij dhe Curcio, drejtimin e grupit e mori Mario Moretti, personi që ekzekutoi edhe Aldo Moron.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky me pislleqet qe pat bere dhe jetet qe u mori te tjereve duhet te kishte vdekur me kohe. Ja qe meshira kristiane nuk e lejon denimin me vdekje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.