12 anëtarë të BE-së kërkojnë shmangie të rregullave për shpenzimet e mbrojtjes

Postuar në 01 Maj, 2025 21:04

Dymbëdhjetë vende të Bashkimit Europian kanë kërkuar së fundmi aktivizimin e klauzolës së daljes nacionale nga rregullat e deficitit të unionit për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Lajmi citohet nga mediat e ndryshme, por është bërë publik nga Komisioni Europian.

Vetë ky i fundit ka propozuar që t’u lejohet shteteve anëtare të rrisin shpenzimet e mbrojtjes me 1.5% të PBB-së çdo vit për katër vjet pa ndonjë masë disiplinuese që do të aktivizohej sapo defiçit i një prej shteteve të shkonte më shumë se 3% të PBB-së.

Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hungari, Letonia, Polonia, Portugalia, Sllovakia dhe Sllovenia janë vendet që kanë depozituar kërkesat.

Shpenzimet për mbrojtjen kanë nisur të aktualizohen si prioritet pas ardhjes së Donald Trump në presidencën amerikane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.