Blloku Bota
Nuk mendoj se SHBA do të ndryshojë pozicionin ndaj Europës dhe Ballkanit
Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropën dhe Euroazinë në USAID, shprehet në një intervistë për Radio “Evropa e Lirë” se nuk duhet pritur ndyrshim në qasjen e SHBA ndaj partnerëve të vet në Europë dhe Ballkan.
Unë nuk parashikoj që Shtetet e Bashkuara do ta ndryshojnë pozicionin dhe punën e tyre ndaj të gjithë partnerëve tanë evropianë, e kjo vlen edhe për Kosovën
ka thënë ndër të tjera ajo.
Ukraina nuk është më luftë rajonale
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga fondacioni “Friedrich Ebert” se lufta në Ukrainë ka pushuar prej kohësh së qeni një luftë rajonale.
Rusia është zhvendosur e gjitha në ekonomi lufte dhe po prodhon armë dhe muncione në tre muaj aq sa prodhon Bashkimi Europian në një vit. Mbrojtja jonë është e brishtë
ka thënë ai.
Komisioni Europian: Serbia duhet të japë shpjegime për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Preshevës
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, ka deklaruar gjatë një konference për mediat se Komisioni ka informacion dhe ka marrë në konsideratë situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në Serbi.
Ne kemi marrë shënim mbi shqetësimet e ngritura për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë. Kemi bërë të qartë se duhet që autoritetet serbe të shpjegojnë nëse Jugu është posaçërisht i shënjestruar
ka thënë ajo.
Putin: Do njoftojmë civilët ukrainas për sulmet me raketën Oreshnik
Rusia ka sqaruar zyrtarisht se në Dniepêr ka përdorur një raketë të re me rreze të mesme, Oreshnik.
Sipas presidentit Putin nuk ka kundërmasa ndaj kësaj rakete që lëviz me shpejtësi 10 mach, ose 3.4 km/sek. Në një dalje televizive, Putin ka deklaruar se Rusia do të njoftojë paraprakisht civilët për sulmet që do të ndërmarrë për arsye humanitare siç tha ai.
Nga ana e vet ShBA ka pranuar se ka qenë njoftuar nga pala ruse për sulmin përmes kanaleve të posaçme për reduktimin e rrezikut bërthamor.
Rusia paralajmëron sulm ndaj Polonisë
Sot Federata Ruse raportohet se ka përdorur për herë të parë në një konflikt ushtarak një raketë ndërkontinentale për të goditur objektiva në Ukrainë.
Urdhër arresti ndërkombëtar për Netanyahun dhe Yoav Gallant
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve ka lëshuar urdhër arresti për kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe zyrtarë të HAMAS-it nën akuzën e krimeve kundër njerëzimit.
ShBA bllokon rezolutën për armëpushim në Gaza
ShBA ka bllokuar një rezolutë të radhës në OKB për arritjen e armëpushimit në Gaza. Nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, vetëm ShBA ka votuar kundër duje shfrytëzuar veton.
Draft-rezoluta parashikon fundin e e menjëhershëm të luftimeve, pa kushte dhe në mënyrë permanente ndërkohë që të gjithë pengjet duhet të lëshohen menjëherë.
Ministria ruse e Mbrojtjes: Ukraina lëshoi gjashtë raketat e para amerikane ATACMS në rajonin e Bryansk
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se Ukraina ka lëshuar për herë të parë gjashtë raketa ATACMS të prodhimit amerikan në rajonin e Bryanskut duke dhënë edhe orë e lëshimit: 3.25.
Sipas njoftimit në fjalë, pesë raketa u rrëzuan nga sistemet S-400 dhePanstir AA dhe tjetra u dëmtua.
Ky është episodi i parë i një konfrontomi që me gjasë do të ezaurohet deri në muajin janar me inaugurimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, prej nga ku pritet të shihet qasja e re e Shtëpisë së Bardhë ndaj konfliktit.
Rusia nis prodhimin masiv të vendstrehimeve të lëvizshme bërthamore
Instituti Kërkimor i Ministrisë së Emergjencave në Rusi, ka njoftuar nisjen e prodhimit masiv të vendstrehimeve të lëvizshme “KUB-M” që janë në gjendje të ofrojnë një mbrojtje fillestare ndaj kërcënimeve të ndryshme si bombat, radiacioni apo fatkeqësitë natyrore.
Putin firmos ndryshimin në doktrinë: Rusia zyrtarisht në luftë SHBA nëse Ukraina përdor raketat amerikane
Pak ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, autorizoi Ukrainën në përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi brenda territorit të Rusisë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka firmosur ndryshime në doktrinën bërthamore të vendit.