Konstituohet Kuvendi i Kosovës, kërkohet kompromis për kryetarin
Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe në përpjekjen e tretë që të zgjedhë kryetarin e ri të vet, që sipas propopozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte Albulena Haxhiu. Në dy përpjekjet e para, Haxhiu mori 52 dhe 57 vota nga 61 vota që duhen. Kreu i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kjo konfirmon se VV-ja nuk i ka numrat, ndaj edhe ai ka propozuar që kandidat për kryeministër të jetë ish-ministri i Financave, Bedri Hamza.
Sipas tij mandati për të propozuar i takon partisë së parë, por kjo e drejtë nuk është e pakaluaeshme.
Duhet thënë se PDK-ja ka dhënë votën e saj pro për të Raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, pasi ky i fundit pranoi përfshirjen në procesverbal të dorëheqjeve individuale të kryeministrit dhe ministrave.
Me kalimin e raportit Kuvendi quhet i konstituuar, por mbetet bllokimi për zgjedhjen e kryetarit, seanca e radhës njoftohet për ditën e hënë. Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se me kalimin e problemit të konstituimit do të gjendet zgjidhja për krijimin e qeverisë.
Add new comment