Mediat: Irani ofron marrëveshje të përkohshme për çështjen bërthamore

Postuar në 24 Prill, 2025 21:22

Irani i ka ofruar një marrëveshje të përkohshme ShBA-ve për çështjen bërthamore. Mediat amerikane njoftojnë se propozimi i është bërë të Dërguarit Special të presidentit të ShBA, Steve Witkoff nga ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, sipas të cilit palët mund të mos jenë në gjendje të arrijnë një dakordësi finale.

Diplomati iranian ka theksuar se kompleksiteti teknik e bën të pamundur arritjen e një teksti të përbashkët në dy muaj, çka është pranuar në parim nga Witkoff.

 Deri më tani janë mbajtur dy raunde të ndërmjetësuara nga Irani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.