Dy muaj që gajasën botën

Donald Trump po mbush tashmë dy muaj në detyrë, të cilën e parapriu me premtime nga më spektakolaret. Një ndër to ishte edhe mbyllja e luftës në Ukrainë për 24 orë.
Tarifat u vunë mandej u pezulluan. Përfundimi: rinegociim. Administrata amerikane po vazhdon të veprojë me filozofinë ultimative të Trump: pranoje ose ke pasoja!. As njëra dhe as tjetra nuk po provohet.
Shumëkush mendoi se Zelenskiyt i erdhi fundi pas përplasjes me Trump që u komentua se ishte kurth. Asgjë sërish.
Irani po fiton kohë me negociatat ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë në horizont se lëvizjet e bëra synonin përqendrimin te "problemi kinez". Edhe për Gazan nuk ka një strategji ndërkohë që ka arsye të mendohet se ndaj politikës së Trump është kundër Europa, por edhe një pjesë e establishmentit amerikan. Të gjitha këto kundërshti luajnë rolin e friksionit ndaj një administrate që ecën kuturu!
Kur ShBA deklaron se për Kievin kjo është oferta jonë e fundit çfarë do të thotë? Tërheqje? Po ku? Po paratë e investuara?
U fol shumë se tarifat ishin për borxhin. Trump shtoi se "po më puthin bythën". Më tej, çfarë ndodh?
Ka një seri veprimesh kaotike, të zhurmshme, pa takt dhe objektiv real që japin të kuptosh se rendi i ri që po lind i ngjan pasojës së një shtatzanie të padëshiruar. Amerika as është, as nuk është. Ajo është sepse është shumë e mafhe për ta injoruar, por ajo do të ikë edhe pse nuk mundet.
Mjaftuan 2 muaj për të konfirmuar forcën e realitetit përkundër prrallisjeve të një ekipi që ka nisur të kalibrojë gjuhën për të hyrë në shinat e veprimit konvencional, sepse politika nuk mund të rishpiket. As nga moria e kllounve që kanë mbushur skenën globale.
s.zaimi
Add new comment