Fashistët nuk kanë protestuar kurrë për drejtësi

Postuar në 14 Qershor, 2026 23:15
Lis Bukuroca

 

T'i quash fashistë protestuesit paqësorë nuk është vetëm shpifje ndaj tyre; është edhe banalizim i fashizmit. Fashizmi nuk ishte një protestë paqësore për shtetin ligjor, por një ideologji dhune, shtypjeje dhe nënshtrimi të popujve të tjerë. Në Gjermani, banalizimi, justifikimi ose relativizimi i krimeve naziste mund të përbëjë edhe vepër penale, sepse krijon përshtypjen e rreme se fashizmi ka qenë më pak kriminal sesa ishte në të vërtetë. Prandaj, cilësimi i i tyre si fashistë jo vetëm që shtrembëron realitetin, por relativizon natyrën e vërtetë të fashizmit. Fashistët nuk ishin paqësorë si rinia shqiptare që proteston; ata ishin kundërshtarë të lirisë, pluralizmit dhe shtetit të së drejtës.

Protestuesit nuk janë hajvanë

Hajvanët nuk e luftojnë korrupsionin dhe shtetin e korruptuar. Ata e pranojnë atë si fat. Hajvanët nuk revoltohen; ata nënshtrohen vullnetarisht. Protestuesit nuk janë kundër investimeve, por kundër marrëveshjeve të paqarta dhe përdorimit të pasurisë publike për të blerë mbështetje politike jashtë vendit. 

Shqipëria, shteti, është i qytetarëve, jo i kryeministrit

Protestuesit nuk janë kundër Trumpit dhe as kundër vajzës së tij, por kundër kriminalizimit të shtetit, nepotizmit dhe korrupsionit epidemik.

Protestuesit nuk e dëmtojnë turizmin; përkundrazi, kanë rritur simpatinë ndaj Shqipërisë jashtë vendit. Një kryeministër në rend demokratik nuk flet si një sekretar i Partisë së Punës, pa fakte dhe me propagandë. Protestat nuk zhvillohen nëpër plazhe apo hotele, por në sheshet e qyteteve.

Protestuesit nuk janë kundër integrimit europian; përkundrazi, e përshpejtojnë atë, sepse kërkojnë shtet ligjor, si kërkon BE  dhe jo shtet të padrejtë oligarkësh. Si nuk e do Europa.

Protestuesit janë kundër atyre që pengojnë shtetin ligjor dhe hetimet, duke i fshehur të dyshuarit pas imunitetit politik. Nëse dëshiron pak qetësi, hiq imunitetin e Ballukut dhe trego se je në anën e shtetit ligjor.

Bëje hapin e parë.

Mos i fyej protestuesit, sepse ata janë po aq të denjë sa edhe ata që më 21 janar 2011 u pushkatuan duke protestuar për ty. Kundër Berishës.

Edhe Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, si edhe gjashtë të tjerë që u plagosën, protestuan për shtet ligjor. Nëse ata ishin qytetarë që kërkonin drejtësi atëherë, si mund të quhen sot "fashistë" ata që protestojnë për të njëjtat parime?

Është vetëm çështje kohe derisa të sillesh si Berisha, sepse narcizmi i tejtheksuar nuk të lejon të shohësh realitetin dhe të ndiesh shkallën e zemërimit qytetar. Aty është grumbulluar zemërata e të gjitha padrejtësive, e të gjithave,  që populli deri më tani i ka duruar në heshtje, duke parapëlqyer emigrimin në vend të revoltës.

Tani ndryshoi gjithçka. Erdhi çasti i fundit. Familjet janë shpartalluar. Turizmi po rritet, por Shqipëria po zvogëlohet. Në favor të kujt është një Shqipëri e zbrazur, që gjallërohet vetëm gjatë verës? Kujt i duhet një vend me hotele plot e shkolla bosh, me turistë gjithnjë e më të pasur e me shqiptarë gjithnjë e më pak e më të varfër?

Partia Socialiste nuk festoi 35-vjetorin e themelimit, por 35-vjetorin e ndryshimit të emrit nga PPSH në PS. Sot ajo, në vepër, është e djathtë. E majta gjendet te PD-ja, e cila udhëhiqet nga një ish-anëtar i PPSH-së. Xhaxhi Sali! Kryeministër, harroje Makiavelin dhe kthehu te Mark Aureli, para se të përfundosh si një Kaligulë apo Neron i çoroditur. Simptomat e një mundësie të tillë po shfaqen çdo ditë e më shumë.

Për fat të keq, të Shqipërisë dhe tëndin.

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Nje sqarim per keqkuptimin e enveristit Lis mbi protesten famekeqe te 21 janarit dhe krahasimin qe ben me kete protesten e sotme. Protesta e 21 janarit ishte nje e tille politike, pra e organizuar nga Partia Socialiste me militante te saj. Protesta e 21 janarit ishte ideuar dhe konceptuar per te qene e Pergjakshme; vetem disa ore para protestes, Rama ne emisionin e perversit te mirenjohur Kol Kycit, deklaroi se " jemi te pergatitur ta mbushim Bulevardin me kufoma" ! Kjo ishte deshira e tij makabre. Protesta e ideuar dhe konceptuar te ishte e pergjakshme, u organizua nga strukturat e posacme te PS-se. Ai qe ish-ambasadori amerikan i kohes, Arvizu, e quajti " si grupi me agjende tjeter" e beri realitet deshiren e pergjakshme te RAmes. Per te ashtuquajturin "grupi me agjende tjeter" kishin dijeni te gjitha sherbimet e huaja ne vend dhe perfaqesite diplomatike. Sali BErisha kishte dy muaj, qe ne dhjetor te 2010 qe i bente thirrje Rames te terhiqej nga plani makaber. Sali Berisha diten e 21 janarit, ishte ne zyre, por NUK ka lidhje aspak me reagimin e Gardes, qe ka vepruar ne menyre AUTONOME, sipas ligjit sipas saj, e qe keshtu na paskesh qene meqe nuk ka ndonje proces gjyqesor ndaj drejtuesve te saj. Nje detaj, por shume i rendesishem: te ashtuquajturin "komandant te grupit te zjarrit" ate dite, Edi Rama e kooptoi ne PS sapo erdhi ne pushtet; e beri drejtues te saj ne Mat, e beri investitor strategjik me vone, dhe tani se fundmi edhe deputet. Kete "detaj" ua them te gjithe atyre qe llollollojne per 21 janarin, dhe nuk dine si t'i pergjigjen.
Keshtuqe zoteri Lis, ideatori, autori dhe ekzekutori i vertete i atyre kater socialisteve te shkrete ne Bulevard ishte EDi RAma. Karrika e pushtetit te tij i ka kater kembet te zhytura thelle ne gjakun e kater kurbaneve te tij. Ka nje ngjashmeri me ardhjen ne pushtet te nazisteve - qe ne fakt edhe ata ishin socialiste formalisht (nacional-socialiste) ashtu sic ishin edhe fashistet e Musolinit ne Itali - u bene kurban KATER naziste ne nje proteste qe beri Hitleri kur ishte ne Opozite; kjo ishte ne fakt ajo qe mobilizoi , jo vetem partine , por edhe shume qytetare te tjere qe e mbeshteten ne votime, ku edhe fitoi .... njejte si Rama... identik si Rama! Historia, sado a laryshishme te jete ne vende dhe popuj, ne kohera dh qyteterime, ka paternet e veta, sipas se cilave zhvillohen fenemone te ndryshme.
Nga ana tjeter, eshte e kote te komentosh komentet e RAmes mbi protestes, se po verej edhe shum analiste te tjere qe e bejne nje gje te tille. Rama eshte ne gjendje shoku; nuk di c'flet. As ne makthin e tij me te keq nuk e ka pas imagjinuar se mund te kishte nje reagim te ketille ndaj pushtetit te tij dhe atij vete. Eshte totalisht i shokuar.

Submitted by Marko (not verified) on

Kjo eshte interesante. Sali Berisha vazhdon te quhet sot ish komunist dhe per kete duhet denuar, kurse i gjithe spektri tjeter, qe as per sy e faqe nuk e braktisen komunizmin, quhen me te ndershem.

Sali Berisha ka 1001 kusure e te zeza. Shume shume me mire do te ishim sot nese ne vend te tij nga 92 e ketej do ishte ndonje qe pat vuajtur burgun, e jo nje doktor qe shijoi benefitet e elites komuniste.

Por, qe te thuash sot qe kryeministri vjedh dhe faji rendon mbi kryetarin e opozites, kjo nuk qendron ne baza te shendosha. Duket pak a shume si ata llafet e atyre kryetareve te Deges se Brendshme qe nen hijen e Ramiz Alise e Xhelil Gjonit shpiken postulatin "Bashkevuajtes e Bashkefajtore".

Te gjithe e dine se se Berisha me dashje, e zvogeloi partine deri ne nivelin qe mund ta komandonte. Te gjithe e dine se ai ka vite qe nuk lufton realisht per te fituar pasi eshte shume larg fitores.

Per me ngjan se keto thirje duan te promovojne ndonje nga keta cunat e rinj, tip Lapaj, apo Qorri a ajo vajza LGBTI-se a apo ndonje personazh tjeter instagrami, ne menyre te tille qe ti shtoni edhe ate pak elektorat qe ka mbetur nga PD.

Taktika, teorikisht nuk eshte e keqe dhe nuk eshte per here te pare.
Eshte ekspozuar ne Serbi, ne vendet afrikane e te lindjes se mesme. Kudo ku kane futur hundet organizata si puna e Soros qe nga 92 e ketej kane investuar ne nje grup prej 400-500 personash te mireshkolluar, me gjuhe te huaja dhe qe kane gezuar pozicione pune te preferuara ne cdo qeveri. Atyre duhet ti ruhesh, se jane gati te shesin nene e babe, jo me nje cope toke diku nga jugu.

Submitted by Aqif (not verified) on

Hajvane jane, dhe mire e ka Rama, keta jane Hajvane.
Duken nga brohoritjet qe thone, Rama ne burg Berisha ne Burg. Sepse ata megafonistet po i fudullosin.
Jane hajvane sepse po protestojne duke valevitur flamurin amerikan kur, pikerisht ky shtet po grabitet nga dhendri dhe e bija e Presidentit amerikan. A ka me budallenj se kjo turme? Roberimi po u vjen nga ky flamur, dhe keta perseri lepirosen tek ky flamur. Kohet e fundit po shtohen edhe flamuj te tjere, ai tedesk, ai i inglizit dhe i UCKse, packa se qelbesira Gent Progni nuk kerkon te luftoj ushtaret e UCKse, kete flamur e lejon.
Personalisht,mendoj me mire te kishte megafonin Sali Lushaj se sa Progni me ate rrocomokun e Mirdites qe nuk vlen as per te ruajtur delet, packa se turmen e hajvaneve e kane kthyer ne gjela deti we sa here therret i zoti aq here bejne rrurrrurrru.

Hajvanet do te kurohen ( sic tha ai me koken me 6 cepa nga Kosova) dhe protesta po ashtu kur, te nderrojne flamujt e te valevisin flamurin E korese se Veriut dhe ate te Iranit. Kur fotot e Flamingove dhe lejlekeve te zevendesohen me ato te Selam labit dhe Enver labit.
Hegjemenozmi Amerikano- Zionist nuk do tua liroj litarin qe ua ka shtrenguar rreth qafe hajvaneve asnjeher sepse keta diktaturen e komunizmit e zevendesuan me diktaturen e Imperializmit. Kur popujt e Botes anembane kerkojne te clirohen nga imperializmi Zionist amerikan, hajvanet arnaut kerkojne roberim tek ky i fundit.
A ben sens grabitja e Sazanit dhe e Zvernecit nga Israeli dhe familja e Presidentit te Amerikes te kundrshtohet duke brohoritur per ta?
Partizanet duhet te kishin luftuar Ducen duke valevitur flamuj te Italise.

Submitted by Skypion (not verified) on

Zoteni Qife, raki & gjize, komt ne ujtin e ftoft, e folim per kete dynja jarane! Ishim mire kur ishim me "Baben", zoteni Qife , apo jo?! Sa rahat! ishim!

Submitted by Aqif (not verified) on

Ishim, por ti na e ke kaluar Dorian, me jahudin e ke lene baben prapa. Ne vend te kembeve ne uje te ftohte ke fut koken.
Si i thone; koken ne lum dhe carin ne .um.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.