I vjen ora edhe Samir Manes

Postuar në 14 Qershor, 2026 13:43

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit Samir Mane, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për përfshirje të mundshme në veprimtari kriminale.

Sipas burimeve hetimore, kontrollet janë kryer në kuadër të një procedimi që lidhet me dyshime për lidhje të mundshme me grupe kriminale dhe pastrim parash, ndërsa verifikimet vijojnë.

Gjatë kontrolleve, hetuesit e SPAK kanë sekuestruar një celular dhe disa dokumente, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës.

Hetimi dyshohet se lidhet me pretendime për ndihmë të mundshme ndaj grupit kriminal tw Ilir Shtufi dhe Artur Koçeku për skema të dyshuara të pastrimit të parave. 

SPAK vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Vallahi gjynof i modh, ky i shkreti duke shit e ble televizore te perdorur filloi, me ngjyra kuptohet. Pastaj i hypi tafmoja. Edhe Jeffi, bezos e kam fjalen, duke shit libra nga garazhi filloi.

Submitted by Taras (not verified) on

Ky Spaku nje e dy therret, kontrollon dhe asgje. Ke kane denuar keta deri me tani?
Erzen Brecanin e mbajten disa muaj dhe e liruan, tashti i rrasin djalin ne burg per te lene te atin pa prekur. Miliona euro, apartamente dhe biznese ka Erzeni. Si Erzeni ka shume qe SPAK therret dhe leshon.
Ketij Samirit nuk i hyn gjemb ne kembe se eshte bankieri i te gjithe Parlamentit.
Erzeni jashte i biri brenda.
Meta brenda Mona jashte
Zdromsi brenda Ajola jashte.
Ky eshte Spaku , se paku.

Submitted by Skypion (not verified) on

Po po, vazhdoni keshtu me narrativen e "oligarkeve". se nga theqafja ne theqafje do shkoni. Dikur ishin bejleret e agallaret, pastaj erdhen tregtaret dhe borgjezet. Te gjithe e dime se c'ndodhi me pas. Ploje eshte pak te thuash. Ne keto protesta po spikat nje profit i ri: Arlind Qorri! Ky me shoke e shoqe, me pishtare ndricues ne duar po i prijne "popullit" ne dritesim (theqafje); te pakten keshtu po duan ta paraqesin veten ata, dhe disa, per fat te keq, edhe opinioniste te nivelit te Andi Bushatit. E tmerrshme! E tmerrshme se cfare eshte ne gjendje te te manipuloje ideologjia! Eshte njejte, identike si me besimin fetar. Njerez, perndryshe racional, shume te zgjuar, perthyhen si flete kashte para marrezise ideologjike, sepse i besojne! Ky zoteria, Arlind Qorri, qe thote se udheheq protesten, eshte adhurues i Che Guevares. Po kush ishte Che Guevara?! Nje Mass-Killer; pas fitores se revolucionit, ky u caktua nga Kastro ne krye te nje , si te thuash, task force, per te gjemuar dhe ekzekutuar borgjezet, armiqte e popullit, qe ne fakt, te gjithe ishin tregtare a biznesmen sic u themi sot; mbi 300 te tille ka ekzekutuar monstra Che Guevara me skuadren e tij famekeqe! Tmerr! E Andi Bushati, na merr si shembull te demokracise, nje adhurues te kesaj monstre...

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me mire t'i vrasim me gjyqin e popullit si Cheu dhe Enveri apo pabesisht si Salih Berisha?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Çfare flet o Nonimo, e kush tha qe duhet me i vra pa tjeter dhe na qeka me mire me gjyqe farse prej pordhopulli se sa pabesisht? Vrasja, vrasje eshte o Nonimo si me gjyq si pa gjyq. Ate popullin po deshe mos e zere me goje se as vete populli nuk e di çfare eshte. Meqe ra llafi, po Prifti eshte popull? Kjo eshte pyetje e lashte nga filmat qe beheshin per popullin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.