Blloku Bota
Konservatorët: Të rishikohet Akti për të Drejtat e Njeriut! Ka transferuar pushtetin e parlamentit te gjykatat
Ish-Sekretari për Çështjet e Brendshme në Britaninë e Madhe dhe lider i Torëve, Lordi Howard, ka kërkuar rishikimin e Aktit për të Drejtat e Njeriut, që u propozua nga Tony Blair, pasi sipas tij ai ka provokuar një transferim të pushtetit nga Parlamenti te gjykatat dhe ka sjellë një ndryshim në kulturën juridike.
CNN: Takime në Pentagon për të diskutuar reagimin ndaj "urdhrave të paligjshëm të Trump"
CNN raporton se dy ditë më parë, zyrtarë të Pentagonit janë mbledhur në një takim informal për të diskutuar se çfarë duhet të bëjnë nëse marrin urdhra të tillë nga presidenti i ri, Donald Trump, si dislokimi i ushtrisë brenda SHBA dhe pushimi i njerëzve jopolitikë.
Ne të gjithë po përgatitemi dhe planifikojmë për skenarin më të keq por realiteti është se ne nuk e dimë sesi do të zhvillohet kjo gjë
E ardhmja e sistemit Euroaziatik ka nisur. Ky është një konflikt mes shumicës së popullsisë së botës dhe një pakice
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka mbajtur tri ditë më parë një fjalim të gjatë në një aktivite të organizuar nga “Valdai Club”, që mbush 20 vjet që nga krijimi.
Kosova të çojë në Kushtetuese draft-statutin e BE-së për Asocacionin
Qeveria e Albin Kurtit duket se nuk ka vullnet të zbatojë detyrimin për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. Pak javë më parë kryeministri Kurti tha se është dakord me Asocacionin, por ai nuk ka detyrimin të shkruajë një të tillë. Linja vazhdoi edhe më tej kur vetë disa ditë më parë nga qeveria e Kosovës u shprehën se draft-statuti për Asocacionin nuk është detyrues. Mirëpo kjo ngjan pak e pavërtetë.
Paqja "Trump" në Ukrainë, Stavridis: Putin mban 20% të territorit. Ukraina në NATO brenda 5 viteve
James Stavridis, ish-komandanti i forcave të NATO-s, ka komentuar në një intervistë për CNN mënyrën sesi lufta në Ukrainë mund të marrë fund. Sipas tij, ndonëse Donald Trump deklaron se lufta do të marrë fund menjëherë, kjo është e pamundur. Megjithatë Stavridis pranon se presidenti i ri amerikan, do të ushtrojë presion mbi palët që të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje që mund të jetë ajo që është përfolur edhe më herët.
Kasselakis largohet nga SYRIZA, krijon parti të re: Emrin e vendos populli, unë shërbej!
Aventura amerikane e partisë së ish-kryeministrit grek, Alexis Tsipras, nuk ka zgjatur shumë. Kryetari që e pasoi në detyrë, ia ardhuri nga SHBA, Stefanos Kasselakis, ka njoftuar largimin nga SYRIZA për shkak të divergjencave të mëdha me ekipin drejtues.
Sot është një ditë e gëzuar, pasi është krijuar një lëvizje e demokracisë, qytetarëve të lirë dhe progresit. Po krijojmë një lëvizje nga shoqëria për shoqërinë
Katari dëbon liderët e HAMAS-it
Katari ka njoftuar ndërprerjen e kontakteve me liderët e lëvizjes islamike palestineze “HAMAS” dhe ka kërkuar largimin e tyre nga vendi.
Një premtim i vjetër për luftë totale ndaj Kartelit të Censurës
Pas planit të njoftuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, për reformimin e plotë dhe pastrimin e qeverisë federale nga ai që po quhet “rrjeti i OJF-ve trafikuese”, në agjendë është vendosur me prioritet lufta ndaj “kartelit të censurës”. Elon Musk, ka shpërndarë një video të dhjetorit 2022 të Donald Trump, përmes cë cilës ai ka bërë të qartë se që në ditët e para të presidencës do të nisë zbatimin e planit për neutralizimin e atij që e quajti, regjimi i majtë i censurës.
Mbijetesa e Europës kalon nga Unifikimi dhe sovraniteti nga ShBA
Presidenti francez Emmanuel Macron ishte ndër të vetmit që gjatë takimit të Budapestit foli për nevojën imediate të një Europe sovrane në fushën e sigurisë.
Donald Trump e ka bërë parimin transatlantik të sigurisë kolektive një mirazh të qsaj që ishte duke imponuar përshpejtimin e agjendës europiane të sigurisë.
Macron deklaroi se Europa nuk mund të mbetet një hapësirë barngrënësish që mësyhet nga mishngrënës. Ajo sipas saj duhet të jetë omnivore.
Në linjë të ngjashme vjen edhe kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell që ndër të tjera deklaroi se:
Për Ukrainën mbetet një paqe armene. Erdogan - Orban, mirëpresin qasjen e Trump ndaj krizës
Fitorja e Donald Trump në SHBA ka rezonuar siç pritej në Europë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nëse konflikti në Ukrainë do të shihej nga një perspektivë e paqes dhe e qasjeve të Trump, atëherë shumë shpejt lufta do të merrte fund.
Më shumë armë, më shumë bomba, apo më shumë kaos nuk do t’I japin fund kësaj lufte
citohet Erdogan.