Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t'i shfarrosim!

Postuar në 01 Prill, 2025 13:51

69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza nuk mjaftojnë. Izraeli do vrasë akoma, ndoshta deri në palestinezin e fundit ndoshta për ta vënë raportin 1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baras me zhdukjen e një popullsie.

Me siguri që do të duhet një disiplinë e re për të përshkruar këtë sjellje të Neo-humanizmit në botë. Në një intervistë për “Kathimerini”, ish-zv.drejtorit i MOSSAD-it izraeli, Ilan Mizrahi, ka komnetuar edhe deklarimet e presidentit turk, Erdogan që ka folur për spastrim etnik dhe genocid në Gaza.

Kur ai flet për spastrim etnik ai duhet të konsiderojë së pari se çfarë bënë turqit me armenët në LIB dhe se çfarë ai po bën me kurdët në Siri, Irak. Ndaj ai nuk është personi I duhur të na tregojë ne sesi duhettë sillemi. Nuk ka spastrim etnik në Gaza, ka një luftë me HAMAS-in dhe me terroristët që përdorin mburoja njerëzore. Nuk kanë pse habiten kur ne hakmerremi. Dhe kjo është konsistente me rregullat e luftës

thotë ai.

Logjika e këtij personi është pra ajo e dikujt që flet për mbijetesën, jo për politika shtetërore që zbatojnë rregulla lufte në suazën e një qytetërimi: Ata kanë vrarë, edhe ne do vrasim. Madje do t’i shfarrosim!

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

ai nuk po ben asgje tjeter vecse po mundohet te krijoje shtratin e duhur ku te rriten izraelitet e ardhshem qe do shikojne gjithe jeten pas. Qe do kene frike te fusin dy femijet bashke ne te njejtin autobuz shkolle, qe do shpenzojne me shume se 50% te buxhetit familjar per sigurine e me pak per kenaqesi e per ushqim.
Gjithe jeten kane luftuar francezet, anglezet, gjermanet e spanjollet me njeritjetrin. Por vjen nje kohe qe ulen e hane e pine ne te njejten tavoline.
Kjo me izraelitet nuk ma merr mendja se do ndodhe ndonjehere.
Nese abstragojme pak
Askujt nuk ia menrrtemendja se shba do arrinte ne piken e sotme.
Po sikur nje dite te dale nje president amerikan qe te heqe dore nga Izraeli, sic hoqi dore Trump nga Evropa?

Submitted by Anonymous (not verified) on

baras*

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.