Blloku Bota
Video/Është shkruar se Jeruzalemi do zgjerohet në Damask
Një dokumentar i prodhuar nga televizioni Arte, evidenton përmes një episodi helmimin definitive të marrëdhënieve në Lindjen e Mesme. Aty shfaqet ish-ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, që deklaron se:
është shkruar se e ardhmja e Jeruzalemit do të zgjerohet drejt Damaskut
Uragani Milton prezantohet në SHBA
Uragani Milton mbërrin në Florida. Presidenti i SHBA, Joe Biden, iu drejtua me një mesazh banorëve të zonave të rrezikuara. "Dëgjoni autoritetet dhe nëse duhet të evakuoheni, bëjeni tani. Është çështje jete ose vdekjeje. Milton është stuhia e shekullit”, tha ai.
Në BE nuk ka konsensus për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, po pengohet nga disa vende anëtare, ndonëse është kuptuar se ai është strategjik për vetë unionin.
Ne kemi nevojë të përshpejtojmë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, kjo është një çështje kyçe për Europënt- t’i integrojmë ata ekonomikisht, gjeopolitikisht dhe në fushën e sigurisë…por ka mungesë konsensusi për pranimin e tyre në BE
ka thënë ai.
Holanda do të hetojë ndërhyrjen e Mossad-it në Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Prokurorët holandezë po shqyrtojnë një kërkesë për të hapur një çështje penale kundër zyrtarëve të lartë të inteligjencës izraelite për ndërhyrje të dyshuar në një hetim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).
Kërkesa u depozitua javën e kaluar nga një grup prej 20 ankuesish, shumica e të cilëve janë palestinezë. Ata i kërkojnë prokurorisë holandeze të shqyrtojë akuzat se Izraeli u përpoq të prishte hetimin e ICC-së për krimet e dyshuara në territoret e pushtuara palestineze.
Perëndimi vlerëson vendimin e Kosovës për hapjen e tregut për mallrat serbe
Qeveria e Kosovës ka vendosur të heqë bllokimin për mallrat serbe duke gjeneruar një klimë pozitive të përgjithshme që duket se do të ndikojë në taktikën e dialogut me Serbinë. Bashkimi Europian dhe SHBA e kanë përshëndetur vendimin i cili u lobua edhe nga disa vende që kërkojnë të mos cenohet tregtia e lirë. Franca dhe Gjermania kanë reaguar më vete, ndërkohë që ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeffrey Hovenier e ka cilësuar vendimin si një:
Izraeli: Strukturë qeverisëse në Gaza brenda vitit 2025
Ambasadori izraelit në BE parashikon fundin e konfliktit në Gaza në vitin 2025 dhe krijimin e një qeverie të re. Në një intervistë për Politico, Haim Regev tha se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit i kanë arritur shumicën e objektivave të tyre ushtarake në Gaza, duke dobësuar grupin militant palestinez Hamas deri në pikën ku nuk mund të luftojë më si një strukturë e organizuar, por tani sillet si një forcë guerile.
Papa zgjeron Kolegjin e Kardinalëve me 21 emërime të reja
Papa Françesku ka emëruar 21 kardinalë të rinj, duke rritur ndjeshëm madhësinë e kolegjit të kardinalëve, i cili një ditë do të zgjedhë edhe pasardhësin e tij në krye të Kishës Katolike.
Sulmi ndaj programit bërthamor iranian, vendim i ShBA. Izraeli nuk ka kapacitete
Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert ka deklaruar në një intervistë për “The Telegraph” se goditja e programit bërthamor iranian është vendim i ShBA dhe se Izraeli nuk i ka kapacitetet për ta bërë i vetëm këtë.
Izraeli mund të mos ketë kapacitete për të penetruar bunkerët e thellë nëntokësorë që janë përhapur në pjesë të ndryshme të Iranit. Një sulm mbi programin bërthamor iranian do të mund të kryhej nga ShBA me ndihmën e Izraelit.
Nuk është Luftë, por ekstazë vrasjesh në Lindjen e Mesme
Lufta e Izraelit është ndërkombëtarizuar tashmë dhe ka kapërcyer kufinjtë e çdo kontrolli të mundshëm. Ndërkohë që zyrtarë të latë izraelitë flasin përditë për një sulm eventual ndaj Iranit, ende i cilësuar si një e keqe për t’u eliminuar, goditjet në Gaza dhe Liban vazhdojnë. Madje me ndëryrje tokësore.
“Izraeli nuk e ka të gjatë”
Sulmi i befasishëm ndaj Izraelit i nisur nga Hamasi vitin e kaluar ishte një hap “logjik dhe ligjor” drejt mposhtjes së regjimit “djallëzor dhe frikacak” sionist, ka thënë lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.
Të premten, në predikimin e tij të parë publik në gati pesë vjet, Khamenei mbrojti veprimet kundër Izraelit nga "boshti i rezistencës", i cili përfshin Hezbollahun me bazë në Liban dhe grupin palestinez Hamas.