Putin propozon negociata direkte me Ukrainën në Stamboll më 15 maj

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar negociata direkte me Ukrainën më 15 maj në Stamboll. Mesazhi erdhi disa orë pasi liderë europianë bënë thirrje për armëpushim 30 ditor pa kushte.
Ne jemi të vendosur të zhvillojmë negociata serioze për të eliminuar shkaqet e këtij konflikti. Ne nuk përjashtojmë se gjatë këtyre bisedimeve do të jemi në gjendje të dakordësohemi për ndonjë armëpushim të ri
është shprehur Putin në një deklaratë të dhënë në mesnatë. Mbetet ende për t'u parë natyra e këtij zhvillimi, por një sinjal që meriton të shënohet është qëndrimi i Gjermanisë që konfirmoi një kamp europian kundër Rusisë dhe fakti se Trump po korrekton me ulje qëndrime të vetat për krizën.
Add new comment