Zbulohet nga shërbimet greke dhe lituaneze një rrjet spiunazhi rus me shtrirje në pesë shtete
Shërbimet inteligjente greke dhe lituaneze kanë zbuluar një rrjet të dyshuar spiunazhi rus që operonte në pesë shtete: Greqi, Qipro, Bullgari, Mali i Zi dhe Lituani.
Sipas gazetës greke “Kathimerini”, “dy etnikë grekë nga rajoni Tsalka i Gjeorgjisë janë epiqendra e dosjes”.
Sipas të njëjtave burime në muajin mars në Lituani u arrestua një 53 vjeçar me rezidencë në Selanik, që kishte ndërmend të vriste një dissident rus. Personi mendohej se ishte një operativ i GRU-së ruese, agjenci e inteligjencës ushtarake që akuzohet prej vitesh se organizon veprime të tilla.
I dyshuari i dytë, një 59 vjeçar, piktor nga Alexandroupoli u arrestua javën e kaluar në Greqi dhe sipas autoriteteve ishte rekrutuar për të fotografuar dërgesat ushtarake të NATO-s. Në vitin 2024 u zbulua një rrjet tjetër në Greqi, që përfshinte agjentë rusë me qëndrim në Greqinë veriore.
Add new comment