Blloku Bota
Grupi i Vishegradit luan me ofertë për imigracionin ndaj BE-së
Hungaria duket se po luan me një tjetër nismë që synon hapur rritjen e marzhit të ndikimit në bllokun europian në këmbim të një politike më fleksible të Brukselit ndaj interesave të atij që quhet Grupi i Vishegradit.
Budapesti ka menduar të hyjë në manovër me një propozim për imigracionin duke rënë dakord me Serbinë dhe Bratislavën zyrtare në një takim të mbajtur në Komarno të Sllovakisë, për ngritjen e pikave të kontrollit të shqyrtimit të kërkesave për azil jashtë BE-së. Në pika të posaçme njësoj si ajo e Shëngjinit.
FT: Rusia i ka varur shpresat te trupat e Koresë së Veriut për të rimarrë Kurskun
Trupat e Koresë së Veriut të vendosura në Rusi mund të dërgohen në rajonin e Kurskut, i pushtuar në gusht nga Ukraina.
Analistët ushtarakë, të cilëve u referohet Financial Times, thonë se kontigjenti i Koresë së Veriut prej 12 000 ushtarësh është shumë i vogël për të përballuar vrullin e luftës, por Moska duhet të dyfishojë kontigjentin e saj prej 50,000 ushtarësh në rajonin e Kurskut. Rusia ka vështirësi në rivitalizimin e forcave të saj pas humbjeve të vlerësuara në rreth 600,000 të vdekur dhe të plagosur.
Putin: Ka ardhur koha që BRICS të ketë platformën e vet ekonomike
Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur idenë e krijimit të platformës së vetë BRICS, që do të ndihmonte për të zhbllokuar potencialin e ekonomive në rritje të shteteve anëtare.
"Është e qartë se vala e ardhshme e rritjes ekonomike globale po lind në vendet e shumicës globale. Prandaj, ka ardhur koha për të diskutuar idenë e krijimit të platformës sonë për të zhbllokuar potencialin e ekonomive tona në rritje," tha Putin gjatë një takimi Outreach/BRICS Plus në Kazan.
Në Turqi nisin lëvizjet e para për paqen me kurdët
Lideri nacionalist turk, Devlet Bahçeli, ftoi Abdullah Oçalan, liderin e burgosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të dalë në Parlament dhe të bëjë thirrje publike për shpërbërjen e grupit të tij, duke shkaktuar valë tronditëse në mbarë vendin.
Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) e Bahçelit, aleate e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, është aktor kyç në koalicionin qeverisës, por njëkohësisht ka qenë historikisht kundër çdo negociate apo angazhimi me PKK-në dhe liderin e saj.
Peskov: BRICS është e hapur për anëtarët e NATO-s
Anëtarësimi në NATO nuk është pengesë për anëtarësimin në BRICS, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
"Nga pikëpamja e BRICS dhe qasjet kryesore të BRICS, nuk ka asnjë kundërshtim këtu," tha zëdhënësi për kanalin NTV, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me shanset e Turqisë për t'u bërë anëtare e shoqatës.
OKB: Gazas do t'i duhen 350 vjet për të rikuperuar ekonominë e para luftës
Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara konkludon se Gazës do t’i duhen 350 vjet për të rikuperuar ekonominë e vet drejt niveleve të para luftës.
Sipas dokumentit të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme te OKB-së aktivitetet ekonomike në rripin palestinez janë ndalur përveç ndihmës humanitare.
Bujqësia ka rënie .e 93%, ndërtimi me 96%, shërbimet me 76%, papunësia ka mbërritur në 81%
Pakti i parë i mbrojtjes mes Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe
Një marrëveshje përcaktuese në fushën e mbrojtjes. Kështu e cilësojnë në Britaninë e Madhe paktin e ri të mbrojtjes me Gjernaninë që synon po ashtu edhe hapje të vendeve të punës.
Sipas marrëveshje kompania gjermane “Rheinmetall” do të hapë një fabrikë të re municioni në Britani për 400 punonjës.
Të dyja vendet do të bashkëpunojnë për të zhvilluar dronë dhe një raketë të re me rreze të gjatë
shkruan BBC.
Polonia mbyll konsullatën ruse në Poznan
Ministria e Jashtme polake ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Poznan. Punonjësit e saj do të dëbohen nga vendi, u tha gazetarëve kryediplomati Radoslaw Sikorski.
Në këtë drejtim, kam vendosur të revokoj autorizimin për aktivitetet e konsullatës ruse në Poznan. Qëndrimi i punonjësve të saj në territorin e Polonisë do të njihet si i padëshirueshëm
tha ministri i jashtëm në një konferencë.
ShBA si "Standard&Poor's" për sigurinë e Ballkanit
Si është siguria aktualisht në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor? Nëse u referohemi titujve të mediave në javët e fundit dhe deklaratave përkatëse të zyrtarëve të ndryshëm përëndimorë ajo është e brishe, madje në prag shpërthimi.
Edhe pse një gjë e tillë nuk perceptohet, sidomos që pas vizitës së shefit të CIA-s në rajon javë më parë, loja e deklaratave vazhdon përçdo ditë.
Megjithatë mediat në Kosovë referojnë një mesazh të Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, sipas të cilit Serbia ma marrë masa konkrete për qetësim.
Ish-kryeministri gjeorgjian Garibashvili: Nga Perëndimi m'u kërkua nisja e një lufte ndaj Rusisë
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” njofton pēr njē plan apo mē saktē provokim tē zyrtarēve perēndimorē pēr njē luftē tē Gjeorgjisē kundēr Rusisē.
Njē zyrtar i lartē perēndimor iu afrua ish-kryeministrit Irakli Garibashvili me njē ide tē nisjes sē njē lufte ndaj Rusisē qē do tē zgjaste tri apo katēr ditē dhe mandej tē niste njē luftē guerriljeje
citon agjencia Bidzina Ivanishvili, themelues dhe lider i partisē qeverisēse tē Gjeorgjisē, Ēndrra pēr Gjeorgjinē Demokratike.