Dorëhiqet për marrëveshje financiare joetike kryeministri i Lituanisë

Kryeministri lituanez Gintautas Paluckas është detyruar të japë dorëheqjen në dritën e një skandali për “marrëveshje joetike financiare”. Paluckas ka njoftuar personalisht aktin duke shtuar se do të lërë edhe postin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate.
Dorëheqja e kryeministrit erdhi pasi presidenti i vendit dha një ultimatum dyjavor për përgjigjet e disa pyetjeve që ai i drejtoi kreut të ekzekutivit lidhur me një skandal keqmenaxhimi fondesh të BE-së që shpërtheu në muajin maj.
Ndonëse nuk ka pranuar se ka bërë ndonjë gjë gabim, Paluckas ka shtuar se ai nuk mund të lejojë që qeveria të jetë peng i një debati mediatik. Mediat megjithatë raportojnë se dorëheqja u bë e detyrueshme pasi kryetari i Kuvendit, Saulius Skvernelis deklaroi se do të tërhiqte partinë e tij “Për Lituaninë” nga koalicioni nëse Paluckas vazhdonte të qëndronte në detyrë.
Add new comment