Banka shtetërore turke, "Halbank" nën hetim për pastrim parash në favor të Iranit
Revista gjerman “Spiegel” shkruan se banka shtetërore turke, “Halbank” dyshohet dhe është hetuar nga pala amerikane për pastrim të 1.5 miliardë eurove në favor të Iranit.
Mes muajve maj 2024 – mars 2025, raportohet se banka ka transferuar sasinë e parave në këste poshtë 200 milionë eurosh përmes kompanive guackë.
Nevoja për para është emergjente në Iran pas goditjeve izraelite dhe detyrimit për t’iu përgjigjur kontratave me Rusinë. Një ndër sukseset e Iranit ishte lëshimi I një sasie nafte krudo në vlerën 2 miliardë dollarë nga Kina në fund të vitit 2024. Po kështu Irani ka tentuar të aksesojë fonde të ngrira në Luksemburg dhe në Malajzi në shumë 7.6 miliardë dollarëve.
Add new comment