Blloku Bota

Putin: Ka ardhur koha që BRICS të ketë platformën e vet ekonomike

Postuar në 24 Tetor, 2024 12:41

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur idenë e krijimit të platformës së vetë BRICS, që do të ndihmonte për të zhbllokuar potencialin e ekonomive në rritje të shteteve anëtare.

"Është e qartë se vala e ardhshme e rritjes ekonomike globale po lind në vendet e shumicës globale. Prandaj, ka ardhur koha për të diskutuar idenë e krijimit të platformës sonë për të zhbllokuar potencialin e ekonomive tona në rritje," tha Putin gjatë një takimi Outreach/BRICS Plus në Kazan.

Në Turqi nisin lëvizjet e para për paqen me kurdët

Postuar në 24 Tetor, 2024 10:17

Lideri nacionalist turk, Devlet Bahçeli, ftoi Abdullah Oçalan, liderin e burgosur të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të dalë në Parlament dhe të bëjë thirrje publike për shpërbërjen e grupit të tij, duke shkaktuar valë tronditëse në mbarë vendin.

Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) e Bahçelit, aleate e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, është aktor kyç në koalicionin qeverisës, por njëkohësisht ka qenë historikisht kundër çdo negociate apo angazhimi me PKK-në dhe liderin e saj.

Peskov: BRICS është e hapur për anëtarët e NATO-s

Postuar në 23 Tetor, 2024 17:01

Anëtarësimi në NATO nuk është pengesë për anëtarësimin në BRICS, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

"Nga pikëpamja e BRICS dhe qasjet kryesore të BRICS, nuk ka asnjë kundërshtim këtu," tha zëdhënësi për kanalin NTV, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me shanset e Turqisë për t'u bërë anëtare e shoqatës.

OKB: Gazas do t'i duhen 350 vjet për të rikuperuar ekonominë e para luftës

Postuar në 23 Tetor, 2024 12:42

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara konkludon se Gazës do t’i duhen 350 vjet për të rikuperuar ekonominë e vet drejt niveleve të para luftës.

Sipas dokumentit të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme te OKB-së aktivitetet ekonomike në rripin palestinez janë ndalur përveç ndihmës humanitare.

Bujqësia ka rënie .e 93%, ndërtimi me 96%, shërbimet me 76%, papunësia ka mbërritur në 81%

Pakti i parë i mbrojtjes mes Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe

Postuar në 23 Tetor, 2024 11:18

Një marrëveshje përcaktuese në fushën e mbrojtjes. Kështu e cilësojnë në Britaninë e Madhe paktin e ri të mbrojtjes me Gjernaninë  që synon po ashtu edhe hapje të vendeve të punës. 
Sipas marrëveshje kompania gjermane “Rheinmetall” do të hapë një fabrikë të re municioni në Britani për 400 punonjës. 

Të dyja vendet do të bashkëpunojnë për të zhvilluar dronë dhe një raketë të re me rreze të gjatë

shkruan BBC.

Polonia mbyll konsullatën ruse në Poznan

Postuar në 23 Tetor, 2024 11:07

Ministria e Jashtme polake ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Poznan. Punonjësit e saj do të dëbohen nga vendi, u tha gazetarëve kryediplomati Radoslaw Sikorski.

Në këtë drejtim, kam vendosur të revokoj autorizimin për aktivitetet e konsullatës ruse në Poznan. Qëndrimi i punonjësve të saj në territorin e Polonisë do të njihet si i padëshirueshëm

tha ministri i jashtëm në një konferencë.

ShBA si "Standard&Poor's" për sigurinë e Ballkanit

Postuar në 22 Tetor, 2024 17:02

Si është siguria aktualisht në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor? Nëse u referohemi titujve të mediave në javët e fundit dhe deklaratave përkatëse të zyrtarëve të ndryshëm përëndimorë ajo është e brishe, madje në prag shpërthimi.

Edhe pse një gjë e tillë nuk perceptohet, sidomos që pas vizitës së shefit të CIA-s në rajon javë më parë, loja e deklaratave vazhdon përçdo ditë. 
Megjithatë mediat në Kosovë referojnë një mesazh të Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, sipas të cilit Serbia ma marrë masa konkrete për qetësim.

Ish-kryeministri gjeorgjian Garibashvili: Nga Perëndimi m'u kërkua nisja e një lufte ndaj Rusisë

Postuar në 22 Tetor, 2024 00:45

Agjencia ruse e lajmeve “Tass” njofton pēr njē plan apo mē saktē provokim tē zyrtarēve perēndimorē pēr njē luftē tē Gjeorgjisē kundēr Rusisē. 

Njē zyrtar i lartē perēndimor iu afrua ish-kryeministrit Irakli Garibashvili me njē ide tē nisjes sē njē lufte ndaj Rusisē qē do tē zgjaste tri apo katēr ditē dhe mandej tē niste njē luftē guerriljeje

citon agjencia Bidzina Ivanishvili, themelues dhe lider i partisē qeverisēse tē Gjeorgjisē, Ēndrra pēr Gjeorgjinē Demokratike. 

Ndahet nga jeta Fetullah Gulen

Postuar në 21 Tetor, 2024 11:45

 Fethullah Gulen, lideri i Organizatës Fetullah (FETO) është ndarë nga jeta. Lajmin e bëri të ditur faqja Herkul, pranë organizatës FETO.

Gulen, i shpallur terrorist në Turqi, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1999.

Vdekjen e tij e konfirmoi edhe nipi i liderit të FETO,  Ebousseme Gulen, raporton CNN turk, sipas të cilit 83-vjeçari ndërroi më 20 tetor në një spital në Pensilvani.

Pasiguri të reja gjeopolitike për BE-në në Moldavi. Presidentja në balotazh akuzon për ndërhyrje ruse

Postuar në 21 Tetor, 2024 02:52

Një referendum i mbajtur dje në Moldavi rrezikon të hapë një front të ri për Perëndimin. Me një votë prej 52.4% kundër, moldavët janë shprehur kundër projektit të presidentes së vendit, Maia Sandu për t’iu bashkuar BE-së në vitin 2030. 
Problemi është shndërruar në politik, pasi Sandu ka akuzuar për ndërhyrje ruse në referendum. Sipas saj:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota