Rusia pranon takimin Putin-Zelenskiy, por me disa kushte
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, vetëm nëse disa kushte plotësohen paraprakisht.
Mediat citojnë si kushte shkëmbimin e dakordësuar të robërve dhe caktimi paraprak i kushteve të armëpushimit.
Diskutimi për takimin ka lindur pas lëvizjes së palës ruse që në negociatat e zhvilluara në Turqi dërgoi një delegacion me këshilltarë, duke shmangur mundësinë e përfshirjes në diskutime të nivelit politik.
Peksov ka shtuar se ka një pikëpyetje mbi kredencialet e përfaqësimit të palës ukrainase, nisur nga fakti se mandati i Zelenksiyt si president ka mbatur vitin e kaluar.
Add new comment