Presidenti rus zgjat me dy vjet planin e mbrojtjes së vendit

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka firmosur një dekret që zgjat Planin e Mbrojtjes së vendit me dy vjet. Plani përfundonte në kuptim të legjislacionit në fuqi në vitin 2025, por me dekretin e ri ai zgjatet deri në vitin 2027.
Plani në fjalë, u prezantua në nëndor të vitit 2020 dhe ai përfshin identifikimin dhe analizën e rreziqeve potenciale si dhe masat që duhen marrë në përputhje me këto si zhvillim i forcave të armatosura dhe planeve të armatimit, përgatitjeve të mobilim ushtarak dhe mbrojtjen territoriale.
Vendimi vjen ndërkohë që pala ruse është angazhuar në bisedime paqeje me Ukrainën.
Add new comment