Fjalët e fundit para ekzekutimit: Presidenti Trump, vazhdo ta bësh Amerikën të Madhe sërish

Glen Rogers, i njohur si Casanova Killer, u ekzekutua me tri doza injessioni në SHBA në datën 15 maj. Ai erdhi në vëmendje të mediave, pasi fjalët e fundit që tha ishin:
Presidenti Trump, vijo ta bësh Amerikën të madhe sërish!
Çfarë d.m.th kjo?
citohet të ketë komentuar më pas bashkëshotja e tij, Amy Roberson.
Po kështu, Rogers u është drejtuar edhe familjarëve të viktimave duke deklaruar se pyetjet e shumta që ata kanë do të merrnin përgjigje shumë shpejt për t’u dhënë edhe atyre qetësi.
Rogers, 62 vjeç, u dënua me vdekje për shkak të vrases së Tina Marie Cribbx, një ndër katër gratë flokëkuqe që në moshën 30 vjeçare ra viktimë e “Casanovas”. Rogers u quajt kështu për pajen e vet të rregullt dhe aftësinë për të joshur viktimat e veta. Ai mori edhe nofkën “Cross Country killer” pasi i linte viktimat në shtete të ndryshme. Pas arrestimit ai deklaroi se kishte vrarë Nicole Broën Simpson, Ronald Goldman në Los Angeles në vitin 1994, rreth 70 persona në total.
Nuk pati dot prova për të mbështetur pohime të tilla.
Add new comment