Aktivistët e ndaluar në Novi Sad, Brnabic: Planifikonin akte terroriste dhe provokimin e luftës civile
Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Brnabic ka deklaruar se arrestimi I disa aktivistëve në Novi Sad është bërë për shkak të dyshimeve se ata po planifikonin akte terroriste dhe provokimin e një lufte civile.
Ata kishin planfikuar të manipulonin njerëzit që merrin pjesë në protestat e bllokimit për shkak se e dinin se shumica e tyre nuk ishin pro nisjes së një lufte civile dhe nuk ishin për dhunën
ka thënë ajo.
Ajo ka cituar regjistrime të takimeve të aktivistëve të organizatave anti-qeveritare që sipas saj duhet të kryheshin nga autoritetet. Çështja ka të bëjë me ndalimin e gjashtë aktivistëve për 60 ditë pas akuzave për përpjekje të përmbysjes së rendit kushtetues. Akuzat u ngritën pas regjistrimeve të realizuar pa dijeninë e tyre dhe të përcjella në televizionet pro-qeverisë.
Add new comment