Një pjesë e hebrenjve të SHBA po kthehen në Gjermani

Postuar në 02 Gusht, 2025 12:10

Gjermania ka vendosur të lehtësojë procedurat e marrjes së shtetësisë për pasardhësit e vikimave të Holokaustit dhe duket se kjo qasje ka dhënë efekt. Shumë hebrenj të SHBA-së po aplikojnë për shtetësinë gjermane nisur nga një seri arsyesh.

Një është lehtësa e udhëtimit dhe punësimit në Europë, tjetra është konceptimi i një Plani B në kontesktin e klimës së sotme politike.

Kjo arsye e fundit buron formalisht nga politikat dhe retorika e presidentit aktual të SHBA, Donald Trump, rritja e krimit dhe gjuhës ksenofobike, të gjitha bashkë të perceptuar si një “rritje e autoritarizmit në mënyrë të ngjashme me Hitlerin”.

Përfitues të shtetësisë më parë kanë qenë vetëm ata persona të lindur para 1 prillit 1953 që mund të provonin se babait të vet u ishte hequr shtetësia, pasi vetëm heqja e shtetësisë së nënës nuk mjaftonte. Në vitin 2021, autoritetet gjermane e thjeshtuan procedurën duke e rivlerësuar si barrë të mjaftueshme prove, heqjen e shtetësisë nga ana e nënës, por edhe nëse provojnë se paraardhësit e tyre janë persekutuar në Gjermani mes viteve 1933-1945.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.