Robert Francis Prevost zgjidhet si Papa Leon XIV
Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri i Romës dhe drejtues i katolikëve në mbarë botën. Nën emrin e pontifikatit Leon XIV, Prevost duket se përfaqëson vazhdimësinë e papatit të Bergoglios.
Ai ka lindur në Çikago nga emigrantë europianë me origjinë franko-italiano-spanjollë më 14 shtator 1955. I diplomuar për matematikë në vitin 1977 dhe më vonë për teologji në Çikago.
Prevost njihet si njeri i afërt me Papa Francesco dhe zgjedhja e emrit të Pontifikatit, Leon, referon një traditë që nis me një ndër të Tre të Mëdhenjtë e Vjetarit Papnor, krahas Papa Gregorit dhe Nikolas I.
Add new comment