Polonia urdhëron mbylljen e Konsullatës ruse në Krakov

Postuar në 12 Maj, 2025 16:38

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Rusisë në Krakov në dritën e të dhënave sipas të cilave pas zjarrit në qendrën tregtare Marywilska në Varshavë vitin e kaluar, qënron Moska.

Nisur nga evidencat se ishte shërbimi sekret rus që kreu sabotazhin e dënueshëm në Marywilska, kam vedosur të tërheq autorizimin tim për ushtrimin e aktiviteteve të konsullatës ruse në Krakov

citohet Sikorski.

Pala ruse ka kërkuar sqarime mbi vendimin e marrë dhe ka bërë të qartë se do të zbatojë reciprocitetin. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova është shprehur se veprimet e Polonisë vazhdojnë të minojnë marrëdhëniet mes të dyja vendeve dhe po vepron edhe kundër interesave të qytetarëve të vet.

Hetimet për zjarrin e rënë në majin e vitit 2024 u mbyllën vetëm dje dhe me këtë rast, kryeministri Donald Tusk ka akuzuar Rusinë, ndërkohë që ministri i Brendshëm ka sqaruar se zjarrvënësit, disa prej tyre, janë në arrest, për të shtuar se organizatori i tyre është një person që qëndron në Federatën Ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.